Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, gjatë 24 orëve të fundit u identifikuan 5178 raste me koronavirus nga 49 300 testet e kryera. 10.5 për qind e mostrave dhanë rezultat pozitiv. 87.4 për qind e të sapoinfektuarve nuk ishin të vaksinuar.
Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 1457, në Plovdiv - 475 dhe në Varna - 428.
Në spitale trajtohen 7553 pacientë, 656 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 91 për qind e 897 personave të sapo pranuar nuk ishin të vaksinuar. 124 veta vdiqën me koronavirus të konfirmuar, 93.5 për qind e tyre nuk ishin të imunizuar. Të shëruarit janë 2321. Rastet aktive janë 93 276.
Të enjten u dhanë 23 395 doza të vaksinave kundër koronavirusit, duke e çuar totalin në 2 824 345. Kështu të imunizuarit u bënë 1 491 628 persona.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...