Ministri i Kulturës Prof. Velislav Minekov priti Ambasadoren e Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha, njofton në faqen e saj Ministria e Kulturës. Gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy vendeve tona si dhe mundësi konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës si për shembull shkëmbimin kulturor midis operave, baleteve dhe filarmonive kombëtare.
Ministri Minekov shprehu kënaqësi nga ajo që u arrit gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Shqipëri. Ai theksoi se do të bëjë hapat e domosdoshëm në lidhje me Programin e ri për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës, që po diskutohet midis qeverisë së Bullgarisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Gjatë bisedimeve ministri i kulturës diskutoi idenë shumëvjeçare që në Tiranë të hapet një Qendër Kulturore Informative e Bullgarisë, për të cilën u diskutua edhe me Ministren e Kulturës së Republikës së Shqipërisë Elva Margariti, gjatë vizitës së tij javën e kaluar.
Ndër temat e diskutara ishin edhe mundësitë për lehtësimin e shkëmbimit të studentëve dhe nxënësve nga shkollat e arteve dhe kulturës, si dhe forcimi i turizmit kulturor midis dy vendeve.
Ambasadorja Hoxha theksoi se do të jetë mirë, që të rijnë bullgarë të përfshihen në iniciativën “Kryeqytet Evropian i Rinise” në Tiranë vitin 2022.
U diskutua edhe mbështetja e komuniteteve lokale me origjinë shqiptare dhe bullgare në vendet përkatëse.
“Enë”, “linjë prodhimi”, “proces prodhues” – kjo terminologji e përforcon kohën e të ashtuquajturve aplikues nga e kaluara jonë jo aq e largët. Por një krijues, që jetonte brenda kufizimeve të një fabrike socialiste, arrin të dalë nga kornizat, duke i..
Një maratonë teatri dhe kinemaje tridhjetë e gjashtë orëshe do t’i prezantohet publikut në Sofje nga të diplomuarit e Akademisë Kombëtare të Arteve Teatrale dhe Filmike “Krëstjo Sarafov”. Edicioni i 20-të do të mbahet nga 25 deri më 27 prill. Sipas..
Është duke u realizuar një film artistik për jetën e Lili Ivanovës, njoftoi ekipi i emrit më të madh të estradës bullgare. Filmi mban titullin e punës “Lili– dashuria është jetë”. “Faleminderit të gjithë ekipit në “Mezhdinna stancija” për..