Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fisnikëruan dhe siguruan zonën përreth muzeut “Hani Këkrinsko”

Foto: lovech.bg

“Ky muze është jo vetëm një monument i kulturës dhe një objekt shumë i vlefshëm historik - ai është zemra dhe shpirti i fshatit tonë” në këtë mënyrë banuesit e fshatit Këkrina rreth qytetin Lloveç, motivojnë iniciativën e tyre për gjallërimin e qendrës të vendbanimit të vet. Projekti është i paracaktuar për të përmirësuar dhe siguruar zonën rreth muzeut “Hani Këkrinsko” dhe rezultati  është tanimë në dukje. Qendra e fshatit piktoresk në Stara Pllanina ka fituar një pamje më tërheqëse në sajë të gjelbërimit të ri dhe infrastrukturës së modernizuar, në pritje të akoma më shumë turistëve.

Rikujtojmë se në fshatin Këkrina gjendet një nga muzetë e parë, kushtuar revolucionarit bullgar Vasill Levski. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “Han Këkrinsko”, i cili ka strehuar revolucionarë të njohur dhe luftëtarë për çlirimin e Bullgarisë nga Sundimi Osman.

Në mëngjesin ogurzi të 27 dhjetorit 1872, në këtë vend kapin Vasill Levskin-Apostullin e Lirisë. Sot në oborrin e “Hanit Këkrinsko” mund të shikohet një gardh i ngritur i ngjashëm me atë që Levski u përpoq ta hidhte, që të shpëtojë nga zaptit turk. Fare afër gjendet dhe monumenti i heroit të pavdekshëm.  Është bërë një restaurim i plotë i hanit. 

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu në Strellça prezanton ekspozitën "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur"

Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur".  Ekspozita..

botuar më 25-04-13 4.10.MD

Burgas pret një konkurs botëror për verërat Sauvignon

Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të pavarura të verërave në botë. Mbi 1000 verëra nga e gjithë bota konkurrojnë për medalje, të..

botuar më 25-04-12 5.30.PD

Festivali i Kulturës së Lashtë po fillon në Hisarja

Edicioni i dytë i Festivalit Antik "Dioklecianopoli - Kryqëzimi i Kohëve" do të mbahet nga 4 deri më 6 prill 2025 në qytetin e Hisarjas. Qyteti modern i Hisarjas u ngrit mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Dioklecianopolis. Fokusi..

botuar më 25-04-04 6.10.PD