Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më shumë se 6000 janë të infektuarit me Covid në ditë

Të vdekurit janë 310

Foto: arkiv

Një rekord tragjik 24-orësh u raportua për numrin e vdekjeve me Covid të konfirmuar që nga fillimi i pandemisë. 310 persona nuk e mposhtën infeksionin. 94 për qind e tyre nuk janë vaksinuar.

6007 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 12 për qind e 49 862 testeve të kryera janë pozitive, sipas faqes së internetit coronavirus.bg. 86.40 për qind e të sapoinfektuarve nuk ishin gjithashtu të vaksinuar.

Pacientët aktivë të regjistruar janë 102 412. Në spitale janë të shtruar 8030 pacientë. 669 pacientë janë në terapi intensive. 1341 janë të sapoardhur në spitale. Mbi 90 për qind e tyre nuk kanë vaksina. 3009 persona janë shëruar gjatë ditës.

Të hënën u dhanë 14 545 vaksina. 1 518 989 persona kanë përfunduar imunizimin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 14 shkurtin

Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...

botuar më 25-02-13 7.25.MD

Heqje e pjesshme e klientëve nga hipermarketet në ditën e bojkotit

Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..

botuar më 25-02-13 5.29.MD
Daniell Mitov

Heqja e vizave për SHBA-në është ndër prioritetet e qeverisë

Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..

botuar më 25-02-13 4.49.MD