Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Ulje graduale e temperaturave maksimale

Foto: BGNES

Paraditen e së shtunës vende-vende në ultësira dhe rrafshina moti do të jetë me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës do të fryjë erë veriperëndimore dhe vranësirat do të shtohen. Do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Perëndimore, ku mund të ketë reshje të dobëta shiu. Në lindje do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperatura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 14 gradë Celsius. Ajo maksimale do të jetë më e ulët dhe do të jetë nga 16 deri në 21 gradë, për Sofjen deri në 19.

Mbi male vranësirat do të shtohen, në disa vende mund të ketë reshje të dobëta shiu. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 16 °, në 2000 metra rreth 10. Në vendpushimet Borovec dhe Pamporovo termometrat do të tregojnë deri në 14 °, në Aleko deri në 15.

Të dielën temperaturat maksimale do të pësojnë rënie me 2-3 gradë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD