Bullgaria është në pragun e zgjedhjeve të treta radhazi të parakohshme parlamentare dhe të rregullta presidenciale. Fushata zgjedhore është në vijën përfundimtare, por për të kuptuar nëse mesazhet e kandidatëve arrijnë tek votuesit, duhet të fillojmë me një analizë të sjelljes që ata po shfaqin në hapësirën publike.
Kjo është një fushatë monologësh dhe, për fat të keq, ata janë shumë të zemërueshëm - vuri në dukje në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare politologu Ognjan Minçev. Krahas figurave margjinale, prania e të cilëve në transmetimet e mediave kombëtare dhe publike vjen si pasojë e ndryshimit të Kodit Zgjedhor që e lejon, zgjedhja e njerëzve është e penguar dhe nga urrejtja e ashpër mes shumicës së kandidatëve kryesorë. Ata nuk perceptohen si rivalë që duhet të drejtojnë të njëjtin vend, por shprehen për njëri-tjetrin në një mënyrë që flet për armiqësi të hapur mes tyre. Kjo sjellje e politikanëve legjitimon polarizimin e shoqërisë, forcon dhe intensifikon zemërimin dhe urrejtjen, tendencat drejt konfliktit, dhe mosgatishmërinë për të kërkuar një marrëveshje”.
Me siguri që dhe pandemia nga Covid-19 kontribuoi mjaftë për atomizimin e shoqërisë tashmë të ndarë bullgare, por për këtë fenomen, nuk duhet të akuzohet vetëm virusi i cili ekziston mes nesh prej afro dy vjetëve. Antropologu social Strahill Delijski sqaroi se ky është një problem, i cili ka disa përmasa.
“Më e rëndësishmja prej tyre, sipas meje është mungesa e solidaritetit. Ndjenja për një eupati ndaj tjetrit, ndjenja se unë dhe njeriu përballë meje kemi një të drejtë të barabartë të flasim dhe të mendojmë, në fund të fundit, është e humbur. Një shoqëri në shpërbërje nuk mund të gjenerojë kuptime kolektive dhe vlera të përbashkëta, sepse ajo është e përbërë prej grupeve të shumta të vogla, të cilat vet prodhojnë një kuptim personal dhe i gjithë sensi i solidaritetit është i humbur. Ne jetojmë ose njësi të veçanta, ose si një pjesë e fiseve të vogla të cilat luftojnë mes tyre.”
Nëse lodhja nga paqëndrueshmëria pothuajse njëvjeçare politike dhe shëndetësore në të cilën jetojmë do të ndikojë në motivimin e bullgarëve për të votuar, mbetet për t'u parë në ditën e zgjedhjeve.
“Dua të rikujtoj se rreth gjysma e qytetarëve nuk votojnë rregullisht - deklaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare politologu Sllavi Vasilev. Kjo është një diagnozë para së gjithësh për sistemin tonë politik. Pasi gjysma e qytetarëve nuk dëshjirojnë të votojnë, sepse nuk shikojnë kuptim, pikërisht kjo duhet të vërë pyetjen e madhe, se cili është sistemi politik bullgar dhe përse ai nuk shkakton interes tek gjysma e popullsisë?”
Ai shtoi se ata të cilët do të bëjnë një shëtitje që të votojnë, do ta bëjnë këtë mbi bazën e bindjeve të veta, derisa i kanë. Një pjesë prej tyre tanimë kanë zbuluar dhe partinë, e cila ka ideale afër idealeve të tyre. Kurse po të arrihet deri në formimin e qeverisë pas votimit më 14 nëntor, atëherë përsëri kjo duhet të bëhet me pjesëmarrjen e të ashtuquajturave “parti të ndryshimit”, analizon politologu.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BNR, BGNES
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..