Hyrja në vitin e ri pa buxhet për shkak të mungesës së parlamentit është një rrezik i madh, tha për BNR Petër Ganev, një studiues me përvojë në Institutin për Ekonominë e Tregut.
Sipas ligjit, buxheti për vitin 2022 duhej të parashtrohej në parlament për diskutim dhe miratim deri më 31 tetor. Nëse qeveria formohet në dhjetor dhe deri atëherë nuk ka buxhet të miratuar nga parlamenti, ekziston rreziku që në vitin e ri të hyjmë pa ligj për shpenzimet publike. Atëherë qeveria mund të shpenzojë vetëm 1/12 e buxhetit të mëparshëm në muaj dhe këto para do të jenë jashtëzakonisht të pamjaftueshme. Në rast mungese të një qendre të fortë pushteti, "të gjithë rreth qeverisë mund të përpiqen të marrin iniciativën dhe vazhdimisht të propozojnë kosto të reja," tha në përfundim eksperti.Pagesat në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u dyfishuan muajt e fundit, njoftoi zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Ai shtoi se është optimist për marrjen e kësteve të vonuara dhe fondeve të mbetura nga Plani. Sipas..
Një muaj pasi Bullgaria merr dritën jeshile për t'u bashkuar me eurozonën, të gjithë tregtarët duhet të shpallin çmimet në leva dhe euro . Këtë e shpjegoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare zëvendësministri i ekonomisë Nikollaj..
"Lule në një epruvetë" është një projekt inovativ që krijon një produkt të ri duke përdorur bioteknologjinë bimore. Megjithatë, ai bën më shumë se kaq - tregon një histori për fuqinë e mendjes dhe zemrës njerëzore. Ideja është e Petër Neftelimov, një i..