Bullgarja Veliçka Nedjallkova u nderua nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me çmimin jashtëzakonisht prestigjioz "Për merita të përgjithshme". Çmimet “Golden Rings” janë për mbulimin më të mirë të Lojërave Olimpike të Tokios. Ajo është fituesja e vetme e çmimit “Për merita të përgjithshme”.
“Nuk kam fjalë për të përshkruar se çfarë do të thotë ky çmim për mua. Fillova me pasqyrimin e Lojërave Olimpike në Moskë në vitin 1980 dhe tashmë ka 10 Olimpiada verore dhe 10 Olimpiada dimërore të cilat i kam mbuluar”, komentoi Nedjallkova dhe falënderoi të gjithë ata që e kanë ndihmuar gjatë viteve të kaluara. Ajo është anëtare e stafit të Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/, përgjegjës për transmetimin e produksioneve të mëdha ndërkombëtare dhe forumeve sportive. Dashuria e saj e madhe për të punuar dhe aftësitë e saj poliglote i kanë bërë përshtypje menaxhmentit të televizionit gjerman ZDF dhe ajo u tërhoq nga media.Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo, njoftuan organizatorët nga Klubi Sportiv “Brown Team”. Garat - kryesisht për amatorë - do të..
Motrat Stefani dhe Gabriella Stoevi i siguruan vetes medalje në Kampionatin Evropian të Badmintonit duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e garës për femra në dyshe në Horsens (Danimarkë). Bullgaret, të cilat renditen në vendin e parë në..
Grigor Dimitrov duhej të luante një ndeshje me tre sete kundër tenistit me numrin 255 në ranglistën botërore Valentin Vashro, dhe arriti të kualifikohej për raundin e tretë të turneut të serisë “Masters” në fushat e kuqe në Monte Karlo. Tenisti..