Ministria e Punëve të Jashtme dhe përfaqësitë konsullore bullgare jashtë vendit kanë menaxhuar me sukses organizimin e zgjedhjeve jashtë vendit. Gjithçka në lidhje me organizimin dhe logjistikën ka përfunduar. Kështu njoftoi grupi i punës “Zgjedhjet” në Ministrinë e Punëve të Jashtme në një konferencë në lidhje me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 14 nëntorit. “Ambientet, mjetet teknike janë siguruar, fletët e votimit dhe makineritë janë dërguar dhe në shumë vende tashmë kanë ardhur”, tha kryetari i grupit, Ivan Kondov.
Gjithsej 751 seksione do të jenë në 68 vende. Votimi me makineri do të bëhet në 21 vende, shumica e makinerive do të jenë në Turqi - 96.
Presidenti i Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Ramos-Horta, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Kjo është vizita e parë dypalëshe që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Timorit Lindor në vitin 2003...
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill Terziev. “Shpëto Sofjen" po largohet edhe nga koalicioni me “Po e vazhdojmë ndryshimin – “Bullgaria..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, në Sofje - rreth 7°, dhe maksimalet - midis 21°..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..