Gjashtë parti do të hyjnë në parlament dhe na pret balotazhi për zgjedhjet presidenciale, sipas një anketimi të Agjencisë “Alpha research”, të kryer në periudhën 7-9 nëntor me fondet e vetë agjencisë. Pesë ditë para zgjedhjeve, më pak se gjysma e bullgarëve deklarojnë gatishmërinë e tyre për të votuar - 47-48 për qind.
GERB-SDS ruan pozitën e tyre drejtuese me mbështetje prej 24.1 për qind. Vendin e dytë e kontestojnë “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe BSP me 16.5 për qind kundrejt 16 për qind. “Bullgaria Demokratike”, “Ka një popull të tillë” dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) janë tre partitë e tjera me prezencë të sigurt në parlamentin e ardhshëm dhe rezultatet e tyre aktualisht janë përkatësisht 10.2 për qind, 9.9 për qind dhe 9.8 për qind. “Ngrihu BG! Ne po vijmë!” është nën barrierën 4 përqindshe.
Në garën për presidencën, Rumen Radev, i cili kandidon për një mandat të dytë, mund t’iu shpresojë 46.4 për qind të votave dhe Anastas Gerxhikov - 28.3 për qind. Mbështetja për secilin prej kandidatëve të tjerë është më pak se 9 për qind.
Të dhënat janë nga një sondazhi i Agjencisë “Alpha research”, i kryer në periudhën 7-9 nëntor me fondet e veta të agjencisë.
Fizika dhe shkenca janë motorët e progresit njerëzor dhe ngjarje të tilla janë një burim krenarie për Bullgarinë. Me këto fjalë, Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev uroi pjesëmarrësit në Olimpiadën e nëntë Evropiane të Fizikës. Vendi ynë priti për herë..
"Një grup qytetarësh bullgarë është evakuuar me sukses nga territori izraelit nga Ministria e Punëve të Jashtme, me ndihmën e ambasadës sonë në Tel Aviv. Duke pasur parasysh sigurinë e udhëtarëve, do të jepet një informacion më i plotë për..
Inovacioni mund të bëhet një nxitës i madh për tërheqjen dhe mbajtjen e të rinjve në zonat rurale. Kjo u deklarua nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov në takimin informal të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin në Varshavë,..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..