Në votimin e tretë të paprecedentë radhazi parlamentar brenda një viti, për votat e bullgarëve konkurrojnë 5016 kandidatë nga 20 parti dhe 7 koalicione. Numri i seksioneve në vendin tonë është mbi 11.600, ndërsa të drejtën e votës e kanë 6.708.189 persona. Vetëm në Sofje ka 1581 seksione.
Votimi në seksionet me 300 ose më shumë votues do të bëhet sërish vetëm me makinë, siç ishte edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 korrik. Makina do të ketë në 9391 seksione, kurse në 2119 prej tyre pritet të ketë dy pajisje. Votimi bëhet me një makinë dhe me një kartë smart si për president, ashtu edhe për parlament. Votuesi ka tre opsione për të votuar me makinë:
1. Vetëm për President dhe Nënpresident;
2. Vetëm për deputetë;
3. Njëkohësisht për President dhe deputetë.
Në varësi të zgjedhjes së votuesit, nga makina do të dalin një ose dy fatura.
Si në zgjedhjet e mëparshme, votuesi mund të tregojë edhe një numër preferencial, d.m.th. të zgjedhë një kandidat të caktuar nga lista e formacionit politik të preferuar nga ai.
Votuesit e vendosur në karantinë ose izolim të detyrueshëm mund të votojnë me kuti të lëvizshme votimi, por vetëm nëse kanë aplikuar paraprakisht. Në rast se kanë nënshkrim elektronik të kualifikuar, ata do të mund të paraqesin aplikim online për votim me kuti të lëvizshme edhe në ditën e zgjedhjeve.
Dita e zgjedhjeve filloi në orën 7:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..