Për zgjedhjet 2 në 1 janë hapur 751 seksione votimi jashtë vendit në 68 vende. Ka një ndryshim serioz në krahasim me votën e parakohshme parlamentare të korrikut për sa u përket qendrave të votimit në Gjermani. Do të ketë seksione vetëm në 40 adresa, për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet lokale, por numri i seksioneve do të jetë 85. Shumica e seksioneve këtë herë janë në Turqi dhe Britaninë e Madhe - mbi 130 në secilin vend. Në krahasim me zgjedhjet e mëparshme parlamentare që u mbajtën këtë vit, tani bashkatdhetarët tanë jashtë vendit do të kenë 31 seksione më pak se gjatë zgjedhjeve më 11 korrik, kur jashtë vendit kishte një rekord prej 782 seksionesh. Mirëpo, atëherë hoqën kufizimet për seksione jashtë territorit të BE-së dhe prandaj numri i tyre ishte pothuajse dy herë më i madh në krahasim me zgjedhjet e 4 prillit.
Votuesit jashtë shtetit do të disponojnë 416 makina votimi të vendosura në 208 seksione. Në seksionet e tjera e drejta e votës do të ushtrohet me fletë votimi. Më shumë se 4000 anëtarë të komisioneve zgjedhore jashtë vendit janë të angazhuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe afro 3000 prej tyre janë përfaqësues të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit.
Bullgarët jashtë shtetit do të zgjedhin president dhe forca politike për Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor, por ata nuk mund të tregojnë një numër preferencial, d.m.th. nuk mund të zgjedhin një kandidat të caktuar nga lista e formacionit politik të preferuar nga ata.
Në seksionet jashtë vendit, bashkatdhetarët tanë do të mund të identifikohen me dokument identiteti madje me afat të skaduar. Aty mund të votojë gjithashtu çdo shtetas bullgar me të drejtë vote, i cili ndodhet për një udhëtim pune ose është banor i përkohshëm dhe nuk ka paraqitur kërkesë paraprake.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..