Inflacioni do të përshpejtohet në 4,5% deri në fund të vitit, parashikon Ministria e Financave në vlerësimin e përditësuar të vjeshtës për ekonominë bullgare. Rritja mesatare vjetore e çmimeve do të jetë 2.4%. Faktori kryesor për inflacionin është rritja e ndjeshme e çmimit të lëndëve të para në tregjet botërore dhe veçanërisht të energjisë dhe ushqimit.
Këtë vit ekonomia jonë do të rritet me 4%, dhe vitin e ardhshëm rritja do të përshpejtohet në 4.6%, në rast se fillon zbatimi i Planit të Rimëkëmbjes, saktëson Ministria.Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..
Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...
Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..