Sipas rezultateve të Exit poll-it të agjencisë sociologjike Gallup, partner mediatik i Radios Kombëtare Bullgare, në orën 20 të datës 14 nëntor 2021, votuesit i kanë renditur çiftet e kandidatëve për president dhe nënpresident si më poshtë:
Rumen Radev - Ilijana Jotova - 49,3 % e votave;
Anastas Gerxhikov - Nevjana Miteva - 25 %;
Mustafa Karadajë - Iskra Mihajllova - 9 %;
Llozan Panov - Maria Kasimova-Moase - 4,2 %;
Pjesëmarrja elektorale është 36 %, që do të thotë se do të ketë balotazh.
Që të jetë legjitime zgjedhja e Presidentit që në raundin e parë, ai duhet të marrë më shumë se gjysma e votave reale dhe në votim duhet të marrin pjesë më shumë se 50% e qytetarëve me të drejtën e votimit. Në rast të kundërt duhet të zhvillohet balotazh brenda 7 ditëve dhe atëherë fituesi do të jetë kandidati me më shumë vota. Presidenti zgjidhet për një mandat pesë vjeçar.
Në garë morën pjesë gjithsej 23 çifte presidenciale. 12 prej kandidatëve për president u propozuan nga komisionet nismëtare, ndërsa pjesa tjetër janë kandidatë partiakë.Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..
Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para..