Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po vazhdon përpunimi i protokolleve nga zgjedhjet 2 në 1 në Bullgari

| rinovuar më 21-11-15 3.17.MD
Foto: BNR

Rezultatet te ora 12:00 të 15 nëntorit

“Po e vazhdojmë ndryshimin” ruan vendin e parë në zgjedhjet parlamentare me 75.69 për qind të protokolleve të numëruara të votimit.

Rezultatet deri në orën 12:00 të 15 nëntorit janë:

“Po e vazhdojmë ndryshimin”- 25.34 për qind

GERB-SDS – 22.43 për qind

Lëvizja për të drejtat dhe liritë (DPS) – 13.68 për qind

BSP për Bullgarinë – 10.35 për qind

“Ka një popull të tillë” - 9.74 për qind

“Bullgaria Demokratike” – 5.92 për qind

“Ringjallja” (“Vëzrazhdane”) – 4.97 për qind

Në zgjedhjet për president dhe nënpresident, kreu aktual i shtetit Rumen Radev dhe Ilijana Jotova, të cilët kandiduan për një mandat të dytë, prijnë me 49.40 për qind. Kandidati i pavarur presidencial Anastas Gerxhikov dhe Nevjana Miteva janë në vendin e dytë me 22.41 për qind, që tregon se të dielën e ardhshme do të ketë balotazh, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

------------------------------

Rezultatet te ora 10:00 të 15 nëntorit

Me 60.95 për qind të protokolleve zgjedhore të përpunuara, “Po e vazhdojmë ndryshimin” mban vendin e parë me 25.36 për qind, dhe çifti Rumen Radev – Ilijana Jotova kanë rezultat 49.15 për qind. Çifti kandidat presidencial Anastas Gerxhikov - Nevjana Miteva zë vendin e dytë me 22.28 për qind.

Rezultatet deri në orën 10:00 të 15 nëntorit janë sa vijojnë:

“Po e vazhdojmë ndryshimin”- 25.36 për qind

GERB-SDS – 22.17 për qind

Lëvizja për të drejtat dhe liritë (DPS) – 14.02 për qind

BSP për Bullgarinë – 10.25 për qind

“Ka një popull të tillë” - 9.75 për qind

“Bullgaria Demokratike” – 5.96 për qind

“Ringjallja” (“Vëzrazhdane”) – 4.99 për qind

Në rajonin më të madh elektoral në Bullgari, Burgas, tashmë përfundoi përpunimi i protokolleve. Sipas rezultateve të raportuara, çifti Rumen Radev-Ilijana Jotova fitoi 49.98 për qind, ndërsa vendin e dytë e zuri Anastas Gerxhikov dhe Nevjana Miteva me 24.95. Në zgjedhjet parlamentare, “Po e vazhdojmë ndryshimin” ruan pozitën e parë me 27.46 dhe GERB-SDS janë të dytat me 23.51.

Në Plovdiv, me 74 për qind të votave të përpunuara, Rumen Radev fitoi zgjedhjet presidenciale me 53.95 për qind, i ndjekur nga Anastas Gerxhikov me 27.65 për qind. Në konfigurimin për Parlamentin lidere është partia politike “Po e vazhdojmë ndryshimin” me 32.87 për qind, e ndjekur nga GERB-SDS me 24.75 për qind dhe “Ka një popull të tillë” me 9.95 për qind. Në vendin e katërt është BSP me 9.38 për qind, në vendin e pestë “Bullgaria Demokratike” me 7.02 për qind. Vendin e gjashtë e zë partia “Ringjallja” (“Vëzrazhdane”) me 6,39 për qind.

Në zonat e tjera numërimi i votave po vazhdon.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jahti elektrik bullgar është ndër finalistët e një konkursi ndërkombëtar

Një zhvillim bullgar për një mjet lundrues elektrik fitoi njohje ndërkombëtare, duke u kualifikuar për raundin final të çmimeve prestigjioze The Gussies Electric Boat Awards 2025. Këto çmime synojnë anijet dhe jahtet elektrike më inovative dhe më të..

botuar më 25-11-14 5.05.PD

Parashikimi i motit për 14 nëntorin

Të premten në mëngjes, në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore, do të ketë mjegull, ose re të ulëta. Gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell, por në pjesët e poshtme të Tunxhës dhe Maricës deri rreth mesditës dhe në fushën e..

botuar më 25-11-13 7.40.MD
Pllamen Dimitrov

Sindikatat e cilësuan buxhetin si kompromis, por të mundshëm

Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve. Sipas kryetarit të Dhomës Tregtare dhe Industriale të Bullgarisë, Cvetan Simeonov, paraqitja e..

botuar më 25-11-13 6.36.MD