Nga 15 nëntori fillon kreshma para Lindjes Trupore të Zotit tonë Jisu Krisht. Kreshma e Krishtlindjes është e dyta për nga gjatësia pas Kreshmës së Madhe të Pashkëve dhe vazhdon deri më 24 dhjetor. Ajo nuk është aq e rreptë si Kreshma e Madhe dhe Kreshma kushtuar Hyjlindëses.
Sipas traditës, më 21 nëntor, kur Kisha kremton Hyrjen e Hyjlindëses Mari në Tempull dhe më 6 dhjetor – në Ditën e Shën Nikolla të Mirës së Likës, konsumohet peshk.
Në prag të kreshmës janë të Lidhurat, të quajtura bullgarisht Zagovezni. Kjo është dita në të cilën sipas zakonit të krishterë ortodoks hahet për herë të fundit ushqim me origjinë shtazore dhe kërkohet falje reciproke.
Një besimtar që përgatitet për rrëfim dhe kungim, por është i sëmurë ose ka një sëmundje kronike, duhet të konsultohet me rrëfyesin e tij, duke e informuar për mendimin e mjekut, këshillon në faqen e tij Sinodi i Shenjtë.
Libri "Historia e bullgarëve në Târgoviște" synon të afirmojë identitetin e komunitetit bullgar në qytetin rumun Târgoviște (Targovishte) dhe të tregojë për zhvillimin e tij socio-ekonomik dhe kulturor. Këtë e deklaroi Lucia Costache, një nga..
Transmetimi i parë i spektaklit "Tingull dhe Dritë" në kështjellën Carevec në Veliko Tërnovo u zhvillua në vitin 1985. Rasti ishte 800-vjetori i kryengritjes së Petër dhe Asen , e cila çoi në rivendosjen e shtetit bullgar pas dy shekujsh..
Për herë të parë në 40-vjetorin e shfaqjes audio-vizuale “Çarevgrad Tërnovo – Tingull dhe Dritë” në kodrën Çarevec në qytetin Veliko Tërnovo , do të shfaqen të dy versionet e saj në të njëjtën ditë, njoftuan nga zyra e shtypit e administratës..