Tashmë kanë nisur negociatat për mbështetjen e një kabineti të ardhshëm me mandat të formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Këtë e bëri të ditur për BNR-në Daniel Lorer nga partia fituese e zgjedhjeve parlamentare, duke saktësuar: “Sot po flasim me “Ka një popull të tillë”, me BSP-në dhe me “Bullgarinë Demokratike”. Duke pasur parasysh situatën dinamike në drejtoritë e tyre, bisedimet aktualisht janë joformale”.
BSP dhe “Bullgaria Demokratike” kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në bisedime. Deri më tani, “Ka një popull të tillë” nuk pranon të komentojë. GERB-SDS dhe DPS nuk janë ftuar për bisedime. Partia “Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/ shpalli se është e gatshme të negociojë vetëm në rast se ka angazhim nga ana e "Po e vazhdojmë ndryshimin" për heqjen e masave kufizuese për shkak të Covid-19, por "Po e vazhdojmë ndryshimin" nuk e pranoi këtë kusht, tha Lorer.Avioni me 148 persona të evakuuar nga Izraeli u ul në Aeroportin "Vasill Levski" në Sofje në orën 02:30. Nga të kthyerit 89 janë shtetas bullgarë, ndërsa 41 janë shtetas të Rumanisë, Sllovenisë, SHBA-së, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. Ata u pritën..
Ditën e mërkurë temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 15 gradë. Paraditja do të jetë me mot kryesisht të kthjellët. Pas mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, por reshje të dobëta..
Me mbështetje elektorale prej 24.5%, GERB-SDS ruan epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Kjo tregohet nga një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", i kryer në periudhën 28maj - 4..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..