Në fund të verës Ema Crown prezantoi këngën e saj të re “Gjurma”. Këngëtarja është autore e muzikës, për kompozimin e së cilës e ka frymëzuar vjersha e Mira Dojçinovës - Irini. Aranzhimi është i Stojan Bozov, me të cilin Ema ka vite që punon.
“Nata është me ngjyrë vjollce. Me pika. A ishin këto xixëllonja? Ose yjet…”
Teksti poetik dhe melodia e bukur “marrin jetë” në video, një pjesë të së cilës këngëtarja e ka xhiruar në Venecia. Në të marrin pjesë edhe balerinë profesionistë. Kështu Ema arrin të ndërthurë disa arte.
Ajo ka mbaruar Shkollën e Muzikës “Prof. Veselin Stojanov "në Ruse dhe "Teknologjitë e Muzikës dhe Multimedias" në Universitetin e Sofjes. Këngëtarja i kushton një vëmendje të veçantë vizionit me të cilin i “vesh” kompozimet e saj.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..
Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë. "Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë...