Në një ceremoni Presidenti ia dorëzoi flamurin kombëtar ekspeditës së 30-të kombëtare në Antarktidë. “Askush nuk dyshon më se vëzhgimet dhe kërkimet shkencore në Antarktidë janë çelësi i ekologjisë, luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe zbulimit të sekreteve të planetit tonë. Bullgaria renditet ndër shtetet polare dhe po vazhdon të ruajë vendin e saj të autoritetshëm në hartën botërore të arritjeve shkencore”, tha Radev.
Udhëheqësi i ekspeditës Prof. Hristo Pimpirev u përgjigj se ata janë krenarë që zhvillojnë një shkencë avangarde dhe bëjnë zbulime që i përkasin mbarë njerëzimit. Në sezonin e ri do të ndërtohet një laborator i ri për të punuar në kushte më moderne, shtoi shkencëtari.Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell dhe pothuajse i qetë. Pas mesditës do të përhapen re me shi. Në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra të..
Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të lëndës "Feja dhe Virtytet" po organizohet në rrjetet sociale, njoftoi gazetari i Radios Kombëtare..
Prokuroria e Qytetit të Sofjes ka ngritur akuzë ndaj ish-ministrit të brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev për keqmenaxhim. Ky është një aneks i kontratës për ndërtimin e sistemit për dokumente të reja personale, të nënshkruar nga Demerxhiev në verën e..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..