Prindërit do të protestojnë të shtunën para presidencës, duke kërkuar që nxënësit e klasave 5-12 të kthehen në shkollë. Në një intervistë për BNR, Ralica Vaçkova, një nga nënat që do të marrë pjesë në protestë, tha se në takimet me Ministrin e Arsimit, Nikollaj Denkov, prindërit kanë kërkuar që para fillimit të vitit shkollor të planifikohen teste jo-invazive për Covid-19 për fëmijët që të mund të mësojnë në shkollë.
"Ne pamë se në Evropën Perëndimore fëmijët nuk u pezulluan nga shkolla vitin e kaluar në saje të testeve të rregullta," tha ajo. Sipas saj, ka “dy grupe prindërish”. Sipas njërit, fëmijët duhet të shkojnë në shkollë pa respektuar asnjë masë, sipas grupit tjetër fëmijët duhet të mbyllen në shtëpi. "Ndërsa shumica dërrmuese e prindërve bullgarë presin në heshtje vendime nga ata nga të cilët varet e gjithë kjo, por ata nuk e kryejnë punën e tyre.”Grupi parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" është riemëruar në "Aleanca për të Drejtat dhe Liritë". Emri i grupit të deputetëve besnikë të Ahmed Dogan është regjistruar zyrtarisht në faqen e internetit të Asamblesë Kombëtare. Ndryshimi..
Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe Mitropolitit të Evropës Perëndimore dhe Qendrore Anthoni, përfaqësuesve të klerit dhe sektorit të..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë kushte më të mira pune, rritje të pagave, kushte motivuese për trajnime pasuniversitare dhe një..
Asen Vasilev deklaroi në një konferencë për shtyp se ai mbetet kryetari i vetëm i partisë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP). Pas një takimi të Këshillit..
Në Forumin Global për Lidhjen e Transportit - 2025 në Stamboll, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov u takua me homologun e..
Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe..