Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio bullgaria pyeti:

Si e imagjinojnë bullgarët presidentin ideal

| rinovuar më 21-11-21 1.58.MD
Foto: president.bg

Vetëm orë na ndajnë nga momenti, në të cilin do të mësojmë emrin e kreut të ri të shtetit të Bullgarisë për 5 vitet e ardhshme. Pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare më 4 prill, filluam të jetojmë në një fushatë të vazhdueshme parazgjedhore, e cila pushtoi të përditshmen brenda dhe jashtë vendit. Prandaj motivi kryesor i bullgarëve për të votuar sot  është shpresa për një stabilitet afatgjatë.  Pikërisht në personin e presidentit ata kërkojnë një dorëzanë për të, sepse detyra e tij sipas Kushtetutës është të jetë bashkues në kohë pasigurie sociale dhe politike.

Radio Bullgaria i pyeti bashkatdhetarët përtej kufirit, cilat janë cilësitë që duhet të posedojë një kandidat i denjë për postin e kreut të shtetit dhe me çfarë pritshmëri e rëndojnë personalitetin e tij.

Votojmë për një president të ndershëm, i cili mund të përfaqësojë Bullgarinë jashtë shtetit – thekson Antonina Dellçeva. – Një njeri inteligjent, që flet rrjedhshëm gjuhë të huaja, i aftë të pranojë kritikat dhe ndryshimet. Bullgaria duhet të kalojë përmes reformave dhe ndryshimeve të thella, sepse nuk është e mundur të vazhdojë të ekzistojë sipas modelit aktual” – është e bindur bashkatdhetaria jonë e cila jeton në Londër.

Margarita Takaç, e cila zgjodhi Gjermaninë për shtëpinë e vet, bashkë me familjen, thekson se megjithëse duket shumë përfaqësive, institucioni i presidentit ka kompetenca kyçe për vendin. Ndër to janë mundësia për të miratuar disa nga emërimeve në pushtetin gjyqësor, për të ushtruar kontroll në disa nga organet rregullatorë, nëpërmjet emërimeve të tyre atje, si dhe për të thënë fjalën e fundit në miratimin e ndryshimeve në legjislacion. Bashkatdhetaria jonë shprehu shpresë, se megjithëse deri tani për kreun e shtetit zgjidhej gjithmonë një burrë, deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale shoqëria do të jetë e gatshme të mbështesë edhe një grua në këtë post.

Ndërsa pritjet ndaj presidentit janë universale, pavarësisht nga gjinia dhe viti, në të cilin zhvillohen zgjedhjet.

Presidenti duhet të jetë një njeri me integritet, me një sistem të qëndrueshëm vlerash dhe me moral të lartë, një garantues gjë për të cilën duhet të jetë e kaluar e tij – vazhdon arsyetimin e saj Margarita. -  Ai duhet të jetë një autoritet që ngjall besim dhe respekt te njerëzit, të jetë në gjendje të shprehë mesazhet e tij në mënyrë të arritshme dhe të kuptueshme dhe të ketë guximin të qëndrojë pas vendimeve jopopullore që janë në interes të kombit. Shpresoj që presidenti i ri bullgarë të ketë pozita parimore mbi çështjet e politikës së jashtme pa demonstruar varësi. Pres që ai të njohë problemet e shoqërisë, të mos përdorë populizmin dhe të japë shembull dhe ide personale për zgjidhjen e tyre.”

Të jetë i paanshëm, të mund të flasë hapur si me partitë politike, ashtu dhe me çdo shtetas bullgar, pret nga kreu i ri i shtetit Nikollaj Vllajkovski, i cili jeton dhe punon në qytetin Reding të Britanisë së Madhe.

“Kushtetuta i ka dhënë mjaftë pushtet institucionit presidencial dhe presidenti nuk duhet të këmbëngulë për kompetenca të reja më të gjera – është kategorik bullgari. -  Ne nuk jemi dhe nuk duhet të bëhemi republikë presidenciale, kreu i shtetit duhet të jetë mbi partitë, i gatshëm për vendime të shpejta në kohë krize, të ketë këshilltarë të mençur dhe të pa korruptuar. Nuk duhet të harrojmë, se në se do të shkelë rregullat, do të humbë besimin e popullit dhe rrezikon për të arritur procedurën e shkarkimit të parakohshëm nga posti.”

Themeluesja e Shkollës Bullgare “Asen dhe Ilija Pejkovi” në Romë – Veneta Nenkova, është njeri prej atyre shtetasve bullgarë jashtë shtetit, dashuria dhe lidhja e të cilëve me atdheun nuk pushojnë së ekzistuari, por forcohet me kalimin e viteve. Ajo na siguroi se si ajo, e ndjejnë veten shumë bullgarë, të cilët i kushtojnë kohën dhe aftësitë mirëqenies së Bullgarisë.

“Shpresoj sinqerisht që presidenti i ardhshëm i Bullgarisë të jetë i hapur dhe i ndjeshëm ndaj problemeve të bullgarëve jashtë shtetit – ndau Nenkova. – Për bullgarët jashtë shtetit Bullgaria është po aq e shtrenjtë siç për të gjithë që jetojnë në atdheun tonë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD