Transporti hekurudhor në Bullgari dhe në BE në tërësi shënoi një tkurrje të ndjeshme në vitin 2020 për shkak të pandemisë Covid-19. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara sot nga Zyra Evropiane e Statistikave Eurostat. Megjithatë, Bullgaria është vendi me rënien më të vogël në BE për nga numri i pasagjerëve hekurudhorë. Në vitin 2020, në vendin tonë u transportuan me hekurudhë pak më shumë se 16.8 milionë pasagjerë krahasuar me 21.3 milionë në periudhën para pandemisë 2019. Kjo është një rënie prej 21.2%, ose më e ulëta në BE.
Për sa i përket transportit të mallrave, Bullgaria është në vendin e dytë në Bashkim për nga rritja (+ 18,7%) pas Irlandës.Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..