Një protestë bllokoi sot dy herë trafikun në pikën kufitare "Kapitan Andreevo". Protestuesit ndaluan ata që hynin nga Turqia duke u argumentuar se janë kundër të ashtuquajturit “turizëm zgjedhor”. Sipas fjalëve të tyre përmes kufirit kalojnë autobusë me pasagjerë të cilët votojnë në Bullgari.
Pak minuta para orës 9.00, rreth 50 persona ndaluan lëvizjen në itinerarin e automjeteve që vinin nga Turqia. Një orë e gjysmë më vonë, pas negociatave mes policisë dhe protestuesve, lëvizja u rivendos. Në orën 11:15 rruga u bllokua sërish. Sipas korrespondentes sonë në Haskovo Dora Atanasova, për momentin qarkullimi përmes pikës kufitare është normal.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..