46 veta vdiqën pasi një autobus pasagjerësh me targë maqedonase mori flakë në Autostradën “Struma” pak para orës 3 të mëngjesit të 23 nëntorit. Janë shpëtuar 7 persona dhe janë vendosur pa rrezik për jetën në Spitalin e Urgjencës “Pirogov”. Ata kanë arritur të largohen vetë nga makina pasi kanë thyer xhamin në pjesën e pasme të automjetit. Autobusi ka udhëtuar nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut. Ka pasur 52 persona shtetas maqedonas dhe një me shtetësi belge. Shumica e viktimave janë nga Shkupi, ka shumë të rinj dhe 11 fëmijë. Nga lista e emrave të pasagjerëve shihet se shumica janë me origjinë shqiptare.
Të afërm dhe miq të pasagjerëve nga autobusi i aksidentuar në Autostradën “Struma” mbërrijnë në Spitalin “Pirogov”. Disa prej tyre treguan se e morën vesh ngjarjen nga media dhe spontanisht u nisën për në Bullgari me shpresën për të marrë më shumë informacion për të afërmit e tyre. Ata kërkojnë informacion nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut për veprimet që do të ndërmerren tash e tutje. Në mesin e atyre që presin është edhe Shaban Rashitovski. Katër nga pasagjerët e vdekur janë fqinjë të tij. Sapo mori vesh tragjedinë, shkoi në Sofje. “Erdha të ndihmoj me aq sa mundem”, u tha ai gazetarëve të BNR.
Në Sofje qytetarët vendosën lule dhe ndezën qirinj para Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në shenjë ngushëllimi ndaj viktimave. Nesër, më 24 nëntor do të shpallet ditë zie në mbarë vendin. Këtë e bëri të ditur në Varna Zëvendëskryeministri bullgar Gëllëb Donev, transmetoi korrespondentja jonë Daniella Stojnova.
Kryeministri në detyrë Stefan Janev dhe Ministri teknik i Brendshëm Bojko Rashkov e përshkruajnë pamjen si të tmerrshme. Disa nga viktimat janë gjetur të grumbulluar rreth njërës derë. Autobusi ka udhëtuar në një kolonë me tre autobusë të tjerë të së njëjtës kompani turistike maqedonase dhe ka qenë i fundit në kolonë. Tre automjetet e para kanë kaluar në Maqedoninë e Veriut në pikën kufitare Gjueshevo në orën 5 të mëngjesit.
Hetimi duhet të përcaktojë shkaqet e sakta të tragjedisë. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili mbërriti urgjentisht në Sofje, tha se ka folur me një nga të mbijetuarit e autobusit. Ai ka thënë se në autobus ka ndodhur një shpërthim.
Kryeministri Stefan Janev hodhi poshtë mundësinë që sipërfaqja e rrugës të jetë shkaku i aksidentit të rëndë. Në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev Janev tha: "Unë nuk do të pranoja asnjë lloj spekulimi se pjesa e autostradës, gropat apo gungat e kanë shkaktuar aksidentin.”
Është djegur tahografi që regjistron lëvizjen e autobusit, tha për BNR shefi i Agjencisë Ekzekutive “Administrata e Automjeteve”, Bojko Ranovski. Kamerat e agjencisë nuk kanë regjistruar asnjë shkelje të rregullave apo lëvizje të autobusit me shpejtësi mbi atë të lejuar. Janë bërë të gjitha pushimet e detyrueshme, shtoi Ranovski.Tani për tani Maqedonia e Veriut nuk do të zhvillojë hetim paralel.
Vasko Pirgov, i cili është dëshmitar i aksidentit të rëndë në Autostradën “Struma”, duke qenë me detyrë aty në mëngjesin e sotëm, tha për BNR se katër autobusët kanë pushuar 20 minuta para ngjarjes.” “Ka pak të ngjarë që shoferi të ketë fjetur. Rruga ishte e lagur. Ai e ka ngatërruar rrugën për mendimin tim. Më pas është prerë goma e përparme djathtas dhe ka ndodhur aksidenti”, tha Pirgov.
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..