Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nderon viktimat e dy incidenteve tragjike

Foto: arkiv

Sot në Bullgari është ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të dy incidenteve tragjike. Flamujt kombëtarë të të gjitha institucioneve shtetërore janë përgjysmuar.

Më 22 nëntor 9 persona humbën jetën për shkak të një zjarri të shpërthyer në një azil në rajonin e Varnës. Në orët e para të 23 nëntorit, në një aksident me autobus të një kompanie transporti nga Maqedonia Veriore në autostradën Struma vdiqën 46 persona. Mes të vdekurve është një familje prej 10 anëtarësh, ka edhe fëmijë. 7 të mbijetuarit e aksidentit të rëndë janë shtruar në spitalin e urgjencës në kryeqytet “Pirogov”. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka mbërritur urgjentisht në Bullgari për t'u njohur në vend me rrethanat e ngjarjes.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eurogrupi rekomandoi që Bullgaria të miratojë euron nga 1 janari 2026

Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës..

botuar më 25-06-20 8.41.PD

Shumë muzikë dhe surpriza në Plovdiv me "Francofolies"

Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta dhe melodi të paharrueshme. Nga sot, 20 qershor, deri më 22 qershor, “Baza e Varkave” në qytetin e..

botuar më 25-06-20 5.00.PD

Parashikimi i motit për 20 qershorin 2025

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë grumbulluese. Në shumë zona, kryesisht në Bullgarinë..

botuar më 25-06-19 7.35.MD