Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdojnë hetimet për aksidentin me autobusin maqedonas në Bullgari

| rinovuar më 21-11-26 1.48.MD
Foto: BGNES

Një trup tjetër është gjetur gjatë kontrollit shtesë të autobusit me qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili u rrëzua në autostradën “Struma”. Kështu, numri i viktimave në aksidentin e rëndë rrugor u bë 45, siç ishte paralajmëruar fillimisht. Lajmin e ka konfirmuar për BNR zëvendëskryeprokurori dhe shefi i Shërbimit Hetimor Kombëtar Borisllav Sarafov. “Në orën 21:15 të natës tragjike përmes “Kapitan Andreevo” kanë hyrë 52 pasagjerë, 45 prej tyre i kemi gjetur në autobus, 7 janë në spitalin “Pirogov”, për fat të keq nuk ka akoma një të shpëtuar”, sqaroi Sarafov.

Një prokuror dhe një hetues u nisën për në Shkup për të marrë profilet e ADN-së me të cilat do të identifikojnë viktimat e incidentit me autobusin e djegur në autostradën Struma në Bullgari. Pas kontrolleve u gjetën eshtrat e 44 personave. Listat me emrat e pasagjerëve në 3 autobusët e tjerë në itinerar janë për t'u krahasuar.

Sipas Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/, është konstatuar se shtetasi bullgar Shadi Saleh është futur gabimisht në mesin e emrave të pacientëve në spitalin Pirogov në kryeqytet gjatë pranimit të të mbijetuarve të aksidentit. Në të njëjtën kohë, ai është shtruar për mjekim me një krah të thyer.

Sipas televizionit bTV, është konstatuar edhe emri i një pasagjeri tjetër, Enes. Ai është në listën e pasagjerëve të firmës Besa Trans. Enes ka bërë një rezervim për udhëtimin deri në Turqi, por në momentin e fundit në Stamboll ka vendosur të mos hipë në autobusin fatal dhe është kthyer më vonë me transportin e një firme tjetër.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nikollaj Denkov

PP-DB nuk do të mbështesë një qeveri me kryeministrin Bojko Borisov

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, duhet të përgjigjet qartë nëse ai do ta largojë Deljan Peevskin nga shoqëria e tij dhe do t'i rikthehet zhvillimit evropian të Bullgarisë, apo do të punojë me Deljan Peevskin dhe do ta çojë Bullgarinë drejt një..

botuar më 24-10-31 2.47.MD
Deljan Peevski

“DPS-Fillimi i Ri” kërkoi gjithashtu një hetim mbi sinjalet e blerjes së votës

Sulmi ndaj zgjedhjeve është gjithashtu një sulm ndaj sigurisë kombëtare. Me këto fjalë nënpresidentja Ilijana Jotova komentoi pyetjet e bëra nga presidenti Rumen Radev për drejtësinë e zgjedhjeve të fundit parlamentare. “Që në fillim të..

botuar më 24-10-31 1.36.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti kërkon përgjigje nga institucionet lidhur me sinjalet e blerjes së votës

Shpallja e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve , në vend që të qetësojë shoqërinë, shkakton tension dhe ngre pikëpyetje për drejtësinë e votimit. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në qëndrimin e tij për zgjedhjet e parakohshme parlamentare,..

botuar më 24-10-31 12.09.MD