Ministrat e Jashtëm të 57 shteteve pjesëmarrëse në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë /OSBE/, ndër të cilët Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë Svetllan Stoev, diskutuan mbi mundësitë për zgjidhjen e konflikteve dhe zbatimin e konceptit gjithëpërfshirës të sigurisë në tri drejtimet e veprimtarisë së OSBE-së.
Duke iu drejtuar homologëve të tij, Ministri i Jashtëm bullgar theksoi se konfliktet e pazgjidhura në rajonin e OSBE-së janë një sfidë serioze për sigurinë evropiane dhe një kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. Sipas Ministrit Stoev, zgjidhja e tyre duhet të bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe në parimet e integritetit territorial, pavarësisë dhe sovranitetit të shteteve, në kuadër të formateve të përcaktuara negociuese. Si kusht i rëndësishëm për këtë, Stoev theksoi vullnetin politik dhe gatishmërinë për kompromis, sepse mjetet janë në dispozicion, por duhet punuar për të pasur besim dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme të konflikteve të vazhdueshme.
Ministri Stoev gjithashtu theksoi se në rajonin e Ballkanit Perëndimor aktivitetet e OSBE-së kontribuojnë dukshëm në vendosjen e standardeve dhe vlerave evropiane, duke i mbështetur në këtë mënyrë vendet në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.Policia Kufitare ju kujton se në pjesën bullgare të urës së Danubit afër Ruse në kufirin tonë me Rumaninë janë duke u bërë riparime të mëdha, për këtë arsye është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit. Qarkullimi kryhet në një..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet perëndimore dhe qendrore do të pakësohen dhe do të mbetet kryesisht me diell. Pas mesditës, do të..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të tjerë, ishin shkaktuar me shumë gjasa nga dy predha izraelite tankesh. Kështu thonë ekspertët që kanë..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së..