Për të tretin vit radhazi bursa kombëtare “Me përpjekje drejt yjeve” do të mbështesë talente të reja në pesë fusha të artit: arte vizuale, letërsi, muzikë, vallëzim, teatër / performance. Bursa, e themeluar me idenë e këngëtares operistike Ina Kënçeva, mbështet artistë të talentuar bullgarë që nga viti 2019, ndërsa mbështetja financiare sigurohet nga Bashkia e Sofjes.
Qëllimi i bursës kombëtare është që të stimulojë rritjen dhe zhvillimin e talenteve të reja me një potencial të dëshmuar. Mbështetja për çdo një nga të zgjedhurit vazhdon një vit, në të cilin ai ka mundësi për punë me mentor, disponon një buxhet, i cili mbulon shpenzimet për një projekt krijues dhe pjesëmarrje në një performance tematike vjetore në kuadrin e festivalit të përvitshëm “Kulturama”.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..