Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eksponate me vlerë dhe posteri më i vjetër bullgar i filmit në një ekspozitë për jetën e Vasill Gendovit

Foto: kinoto.bg

Më 7 dhjetor mbushen 130 vjet nga lindja e pionierit të kinemasë bullgare Vasill Gendov. Ekspozita unikale do të tregojë për jetën midis teatrit dhe kinemasë të krijuesit të filmit të parë artistik bullgar “Bullgarani është galant”. Ekspozita është e përbërë prej 30 tablove në përmasë 70 X 100 kushtuar  temave të ndryshme nga biografia dhe rruga krijuese e Vasill Gendovit dhe dhjetëra eksponatesh të vlefshme dhe dokumente, të cilat deri tani nuk kanë dalë nga depot e muzeve dhe arkivave.

Gjithashtu do të ekspozohet posteri më i vjetër bullgar i filmit i mbijetuar deri më sot, i realizuar për filmin e Vasill Gendovit "Baj Ganjo" (“Xha Ganjo”) (1922), i ruajtur dhe i mbrojtur në Agjencinë Shtetërore të Arkivave.

Ekspozita “Vasill Gendov. Jeta midis teatrit dhe kinemasë” (në sallën e Agjencisë Shtetërore” Arkiva” nga data 7 dhjetor deri më 13 janar) jo vetëm që do t’i japë nderimin e duhur njërit prej themeluesve të artit kinematografik bullgar, por dhe do të afrojë publikun modern deri tek përmasat reale të rëndësisë dhe të kontributit të tij të paçmuar në kulturën bullgare të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filma nga 19 shtete do të shfaqen në festivalin e filmit të shkurtër në Varnë

Edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër "Karantina" zhvillohet nga data 5 deri më 9 gusht në kryeqytetin bregdetar të Bullgarisë – Varnë, njofton BTA. Në pesë mbrëmje, pranë fshatit të peshkatarëve "Karantina" në lagjen..

botuar më 25-08-05 5.10.PD

Ekspozitë fotografike për primadonën e operës Rajna Kabaivanska në Burgas

Burgasi është vendi nga ku fillon rruga e jashtëzakonshme e këngëtares bullgare të operës Rajna Kabaivanska drejt skenës botërore. Prandaj atje, pranë ndërtesës së Bashkisë, është vendosur një ekspozitë fotografike që ndjek në 150 fotografi jetën,..

botuar më 25-08-03 9.00.PD

Një verë, një gjuhë, shumë përvoja

Me përfundimin e javës së fundit të Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare, e cila u zhvillua nga 19 deri më 25 korrik 2025, u mbyll edhe një kapitull i rëndësishëm i këtij programi të veçantë, i cili përbën një përvojë të paharrueshme për të..

botuar më 25-07-29 8.30.PD