Një yll prej 80 centimetrash shkëlqeu në majë të Pemës së Krishtlindjes në qendër të Sofjes. Pema halore është e gjallë dhe e lartë 13 metra dhe e zbukurojnë mbi 10 000 drita, flokë bore dhe topa. Dy drerë të mëdhenj të ndezur kanë "gjetur strehë" nën Pemën e Krishtlindjes për kënaqësinë e fëmijëve që kalojnë. Fillimi simbolik i euforisë festive u vendos me një fishekzjarre madhështore më 1 dhjetor në prani të medalisteve të arta olimpike nga Ansambli Bullgar i Gjimnastikës Ritmike.
Tradicionalisht, në ditën e parë të dhjetorit, shumë qytete bullgare ndezën dekorimet e tyre festive.
Pema e Krishtlindjes në Plovdiv është bërë nga një fabrikë në qytetin e afërt Rakovski, i cili është i vetmi prodhues i Pemëve të Krishtlindjeve në Ballkan. Drita të shumta vezullojnë mbi 4000 degëza jeshile në pemën e lartë 13 metra. Një kënd i veçantë, i bërë nga maturantët e Shkollës së Mesme Kombëtare për Artet Skenike në Plovdiv, fton banorët e qytetit dhe mysafirët e tij të bëjnë fotografi si kujtim midis dekorimeve festive dhe Plakut të Vitit të Ri, njoftoi BNR-Plovdiv.
Dhjetori është muaji më magjik për fëmijët që e presin me padurim plakun e mirë dhe janë gati ta befasojnë me bukuritë e bëra prej tyre. Në qytetin Bllagoevgrad, për shembull, më 6 dhjetor, punëtoria e Elfëve hapi dyert e saj, ku fëmijët mund të bëjnë kartolina dhe dekorime për Krishtlindjet. Iniciativa është e Bibliotekës Rajonale “Dimitër Talev” dhe është pjesë e programit festiv të Bashkisë së Bllagoevgradit.
Pema e Krishtlindjes u ndez edhe në qytetin Sredec me koncertin "Yjet e Krishtlindjeve" dhe me pjesëmarrjen e shumë fëmijëve nga kopshtet e rajonit. U vu fillimi i një konkursi për dekorimet më të bukura të Krishtlindjeve. Për ngritjen e humorit kontribuoi edhe Pazari i Shën Nikollës me ushqime tradicionale dhe surpriza të tjera për tryezën tonë festive, ndërsa më 23 dhjetor kolendarët e vegjël nga kopshtet e Bashkisë së Sredecit do të bëjnë urimin e tyre për shëndet dhe pjellori vitin e ardhshëm, njoftoi BNR-Burgas.
Buzë detit filloi edicioni i 15-të i konkursit “Le të dekorojmë Burgasin”. Dhjetori është koha për të ftuar frymën festive, thonë organizatorët. "Le ta ndriçojmë Burgasin me dritë dhe shpresë!" është motoja e konkursit, i cili inkurajon kreativitetin dhe iniciativën personale të qytetarëve të Burgasit.
Të frymëzuar nga Krishtlindjet, secili prej nesh mund të bëjë një magji, duke dhuruar një libër. Për të dytin vit radhazi Rrjeti Kombëtar për Fëmijët zhvillon fushatën “Një fëmijë po pret magji! Bëhuni një magjistar - jepini atij një libër. Fushata u është drejtuar fëmijëve që jetojnë në varfëri, të mbijetuarve të dhunës, fëmijëve nga familjet kujdestare ose atyre që për arsye të tjera nuk jetojnë me prindërit e tyre.
Ka shumë fëmijë që ëndërrojnë të marrin një libër, por kjo nuk ndodh kurrë. Çdo fëmijë i pestë në Bullgari nuk ka libra të përshtatshëm për moshën e tij, tha për BNR-Varna Maria Brestniçka nga Rrjeti Kombëtar për Fëmijët. Me ndihmën e organizatave civile ata kanë mbledhur urimet e fëmijëve nga i gjithë vendi. Deri më tani, dhuruesit magjistarë kanë përmbushur dëshirat e mbi 900 fëmijëve, por vazhdimisht vijnë të reja, të cilat publikohen menjëherë në platformën e fushatës. Qëllimi i madh është që natën e Krishtlindjes të kemi sa më shumë fëmijë të lumtur.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, BNR-Plovdiv, BNR-Burgas, BNR-Varna, stolica.bg, Biblioteka Regjionale “Dimitër Talev” – Bllagoevfrad, napravimagia.orgPersonat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..
Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..