Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vërejtjet për marrëveshjen e koalicionit janë pastruar

Foto: BGNES

“Tekstet përfundimtare të marrëveshjes së koalicionit janë gati dhe të premten deri në fund të ditës do të kemi një marrëveshje koalicioni plotësisht të autorizuar", tha Asen Vasilev, bashkëkryetar i “Po e vazhdojmë ndryshimin” pas takimit në Kuvendin Popullor me kandidatin për kryeministër Kirill Petkov dhe udhëheqësja e BSP Kornelia Ninova. Pas mbledhjes së nesërme të Këshillit Kombëtar të së Majtës do të bëhen të ditur emrat e ministrave, tha Kornelia Ninova, duke shtuar se do të propozohet një qeveri e qëndrueshme. “Bisedimet e sotme konfirmuan se së shpejti kjo do të jetë fakt”, shtoi Kirill Petkov. Marrëveshja mes katër palëve negociuese do t’i prezantohet shoqërisë “me të gjitha tekstet dhe klauzolat e saj”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BSP i bëri thirrje Prokurorisë që të përgjigjet shpejt ndaj raporteve për një votim të manipuluar

Raportimet e shumta për manipulim të votës së qytetarëve bullgarë, për falsifikim të fletëve të votimit, për shtim votash, për vota të detyruara, të kontrolluara dhe të blera, të cilat përhapen në mjedisin publik pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme..

botuar më 24-11-01 4.17.MD
Tihomir Vasilev

Një iniciativë qytetare bëri thirrje për anulimin e zgjedhjeve

Anulimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – kështu kërkon Iniciativa Qytetare për mosnjohje të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvendin e 51-të Kombëtar, raporton reporteri i BNR-së, Daniell Inkov. Presidenti kërkon përgjigje nga institucionet..

botuar më 24-11-01 3.26.MD
Dimitër Gllavçev

Kabineti zyrtar nuk do të kërkojë apelim të zgjedhjeve parlamentare

Qeveria e përkohshme nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve të 27 tetorit, tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev. Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare i dorëzuan tashmë presidentit, parlamentit..

botuar më 24-11-01 3.08.MD