Në qytetin Pleven të Bullgarisë Veriore u shënua solemnisht përvjetori i 144 nga Epopeja e Plevenit. Para simbolit të qytetit – Kishës Mauzole “Shën Gjergji Fitimprurësi” u mblodhën dhjetëra banorë të qytetit. Në ceremoninë kushtuar Ditës së Çlirimit të qytetit Pleven ishin të pranishëm dhe ambasadorët e Rusisë – Eleonora Mitrofanova, të Bjellorusisë – Aleksandër Lukasheviç dhe të Moldavisë – Antol Çebuk.
Në fjalinë e rastit, kryetari i bashkisë Georgi Spartanski theksoi: “Historia do të thotë gjithashtu një mesazh për brezat e ardhshëm. Prandaj jam jashtëzakonisht i gëzuar që fëmijët e shkollave të Plevenit erdhën sot për të bërë homazhe dhe për të vendosur lule në themelet e simbolit të qytetit tonë – Mauzoleut “Shën Gjergji Fitimtar”.
Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në dashurinë e tij për Zotin, në pjesën më veriore të bregdetit tonë të Detit të Zi. Për qytetin Shablla..
E quajnë Nikopollin "qytetin e shekujve" për shkak të historisë së tij mijëravjeçare. Ai u shfaq si vendbanim qysh në vitin 169 pas Krishtit gjatë kohës së perandorit romak Mark Aureli. Në vitin 629, perandori bizantin Nikifor III Foka e riemëroi..
Gërmimet arkeologjike në lagjen Kaleto të qytetit të Danubit Llom zbuluan mbetje të strukturave mbrojtëse romake që datojnë nga shekulli I pas Krishtit. Gërmimet, të udhëhequra nga krye asistenti Dr. Vlladisllav Zhivkov nga Instituti Kombëtar..