Gjatë 24 orëve të fundit u zbuluan 532 raste të reja me koronavirus në vend. Ata janë 541 më pak se të shtunën. 83 për qind e të infektuarve rishtazi janë pa vaksinë. Pak më shumë se 4 për qind janë mostrat pozitive nga 12 771 testet e kryera, sipas portalit coronavirus.bg
Në bazë 14 ditore, 27 rrethe në vend janë në zonën e kuqe të incidencës nga 250 deri në 500 raste për 100 mijë banorë. Vetëm rrethi Ruse mbetet mbi këtë prag me 517 raste për 100 000 njerëz.
Pacientët aktivë të regjistruar janë 97 575. Të sapo pranuarit në spital janë 173 veta. 92 për qind e tyre nuk kanë vaksina. Në spital janë të shtruar 5316 pacientë. 629 janë në terapi intensive.
Krahasuar me të hënën e kaluar, rënia e shtrimeve në spital është mbi 800 persona, dhe në rastet e terapisë intensive 45 pacientë.
Në 24 orët e fundit vdiqën 50 persona me Covid të konfirmuar. 47 prej tyre nuk ishin të imunizuar. 451 janë të shëruarit.
Të dielën u dhanë 3704 vaksina. 1 839 666 persona janë me imunizimin e përfunduar. Ka 170 081 persona me dozën e tretë.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..