Presidenti Rumen Radev u takua me anëtarët e qeverisë teknike dhe i falënderoi për vullnetin e mirë, guximin dhe përkushtimin. “Ju, z. Janev, treguat se mund të ketë një qeverisje të re – transparente dhe pa kompromis.” Me këto fjalë Kreu i Shtetit iu drejtua Stefan Janevit - Kryeministër i deritanishëm në qeverinë teknike dhe Ministër i Mbrojtjes në kabinetin e ri.
Sipas Rumen Radevit, qeveria e përkohshme ka zbuluar vjedhjet e mjeteve për ndërtimin e autostradës “Hemus”, ka ndërprerë valën e katërt të epidemisë së koronavirusit, është përballur me krizën energjetike dhe ka ndaluar praktikat e këqija në Fondin Shtetëror të Bujqësisë. "Pas dy qeverive provizore, Bullgaria është e ndryshme - shpresoj se është pak më e mirë," tha në përgjigje Kryeministri i deritanishëm i përkohshëm Stefan Janev. Sipas tij, rezultatet janë fakt. “Duhet ndryshim, njerëzit presin reforma”, shtoi ai. Më vonë në Këshillin e Ministrave, kabineti i përkohshëm i Stefan Janev ia dorëzoi pushtetin qeverisë së sapozgjedhur të kryesuar nga Kirill Petkov.Nga ora 00:00 e datës 10 maj, Bullgaria është në një fushatë zgjedhore 30 ditore. Kjo është fushata e gjashtë për një parlament kombëtar brenda 3 viteve e gjysmë. Megjithatë, e veçanta është se tani për besimin e zgjedhësve do të konkurrojnë si..
Në Ditën e Evropës , le të urojmë për një Bashkim Evropian që vazhdon të ndërtojë unitetin e tij mbi parimet e demokracisë dhe paqes. Kështu tha presidenti Rumen Radev pas vendosjes së luleve para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e..
Gatishmërinë për të votuar më 9 qershor kanë deklaruar 40% e të anketuarve në një anketë përfaqësuese kombëtare nga agjencia “Alfa Research”. 35 për qind do të votojnë për Parlamentin Evropian, sepse shumë komunitete bullgare në vendet jashtë..