Kryeministri i ri i Bullgarisë, Kirill Petkov, ka sinjalizuar se Sofja do të ndalojë së penguari Maqedoninë Veriore në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Në një intervistë për Financial Times, Petkov konfirmoi angazhimin e Bullgarisë ndaj NATO-s dhe Perëndimit. "Ne jemi 100% në anën e duhur të politikave të NATO-s dhe BE-së," i tha ai gazetës. “Do të propozojmë një proces të ri për Maqedoninë e Veriut, i cili do të jetë shumë i shpejtë, me një afat kohor të kufizuar prej vetëm 6 muajsh”, tha Petkov.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, uroi Kirill Petkovin në një bisedë telefonike për zgjedhjen e tij kryeministër. Të dy ranë dakord të vazhdojnë punën për të gjetur një zgjidhje të pranueshme dhe për të zhbllokuar fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shkupit në BE, njoftoi BGNES.Paga mesatare në tremujorin e parë të këtij viti në vend arriti në 2443 leva - 11% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, sipas informacionit të Ministrisë Sociale, njoftoi reporterja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Pagat ishin..
Hyrja në eurozonë - ku ndodhen 20 ekonomi të mëdha të Evropës - ka pasoja për 10, 20, 30 vitet e ardhshme, tha kryeministri Rosen Zheljazkov për BNT, cituar nga BTA.Sipas tij, përfitimet afatgjata janë një vlerësim më i lartë i kreditit, më shumë..
Mëngjesin e së enjtes do të jetë kryesisht me diell, pastaj do të përhapen re të shiut. Vende-vende kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe rreth rajonit qendror të malit Stara Pllanina do të ketë reshje afatshkurtra. Në Bullgarinë Veriperëndimore..
Bullgaria mori pjesë në forumin ndërkombëtar “Rruga Evropiane e Trashëgimisë së Kripës”. Iniciativa u mbajt nga 5 deri më 8 qershor në Minierën Wieliczka..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°. Në Sofje do të jetë 16°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas drekës do të..
Autostrada e ardhshme Rilla nga pika kufitare Gjueshevo deri në Dupnica do të kushtojë rreth 1.5 miliardë euro. Kjo u tha në një takim pune te..