Sapo shfaqemi në tokën tonë, ne fillojmë të luajmë.Si të mitur, ne marrim rolin e prindërve, ndërtojmë godina, rrugë, ura, krijojmë komunitete dhe hapësira imagjinare. Kështu, nëpërmjet lojërave të fëmijërisë ne jo vetëm e njohim botën, por duke i aplikuar ato në aktivitete serioze bëjmë një hop cilësor si individë, por edhe në zhvillimin tonë në shkallë universale. Aplikimi i metodave të lojës në menaxhimin e marrëdhënieve njerëzore po hyn gjithnjë e më shumë në sektorët e ekonomisë, biznesit, marketingut, të qeverisë dhe joqeveritar. I ashtuquajturiGamification nuk është vërtet diçka e re, thotë Aleksej Potebnja, menaxher marketingu në qendrën interaktive për shkencë dhe teknologji "TechnoMagicLand" dhe pedagog inxhinierie elektrike në Departamentin e Administrimit të Biznesit në Universitetin e Sofjes.
“Gamifikimi është modeli i njohur i homo ludens (personi që luan),” shpjegon ai. Ky është modeli i njeriut zbulues, i cili drejtohet nga kureshtja dhe mundohet të jetë i pari. Ky është modeli, i cili na lejon të luajmë, të bëjmë garë dhe në fund fare marrim një dekoratë”.
Instrumentet e lojës ndihmojmë të shpalosim dhe të zhvillojmë më tej mendimin tonë përtej kufijve të profesioneve tona, duke i transformuar në të reja, të cilat akoma nuk kanë emra. Për shembull me ndihmën e metodave inovative, numrat marrin jetë -“në një mënyrë dhe kuptim të mirë”, nënvizon Aleksej Potebnja.
“Jetojmë në një botë, në të cilën çdo një lëvizje që bëjmë krijon të dhëna – po vazhdon specialisti. Madje vetëm kalimi në metro gjeneron qindra radhë. Del se, disponojmë një informacion jashtëzakonisht të shumtë, të cilin ne nuk dimë sesi ta përpunojmë, prandaj dhe aty do të jetë e domosdoshme të ketë më shumë njerëz të rinj. Shumica sot frikësohen nga hyrja e intelektit artificial dhe thonë - robotët do të na e marrin punën. Në fakt robotët kanë një veti jashtëzakonisht të vlefshme të mos të lodhen, të mos mërziten të bëjnë veprime të përsëritshme. Kështu që po vjen momenti që njerëzit të fillojnë të gëzohen dhe të shijojnë krijimin dhe cilësinë më të vlefshme të njeriut, e pikërisht të mund të krijojë”.
Ekzistenca e një informacioni të shumtë shpeshherë çon deri në lindjen e lajmeve të rreme, thotë akoma Aleksej Potebnja dhe jep shembull me të ashtuquajturën “infodemi” rreth pandemisë nga Covid-19. Prandaj sipas tij është e domosdoshme paraqitja e profesionalistëve, të cilët të largojnë frikën e njerëzve nga përparimi i teknologjive.
“Këto frikësime janë të pabaza , aq më tepër se një ndryshim në rregulloren për mbrojtje të të dhënave personale në Bashkimin Evropian na detyron të mendohemi se çfarë informacioni po lemë dhe nëse ky akt është vullnetar - shton Aleksej Potebnja. Në epokën tonë një nga gjërat më të mira është se çdo gjë, të cilën ne e bëjmë, na sjell përjetim.”
Kanalet digjitale janë një nga mënyrat dhe për arritjen deri tek bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit.
“Bashkësitë bullgare jashtë kufirit kanë mundësinë e shkëlqyer të jenë aty ku duan - thotë akoma Aleksej Potebnja. Nuk pranoj se këta njerëz janë larg nesh, meqenëse në sajë të hapësirës digjitale ata mund të marrin pjesë aktivisht në jetën tonë. Dhe e gjithë kjo po ndodh, meqenëse punohet me guxim për përvetësimin e horizonteve të reja, të dijeve për sistemet informative të cilat bazohen në botën digjitale.”
Kurse që të mund të orientohemi në të, mësimi nuk duhet të ndalet asnjëherë. “Bota është një burim jashtëzakonisht i madh i befasive, i gjërave të bukura dhe nëse nuk shkojmë që t’i gjejmë, nëse ne nuk i studiojmë, nuk ka sesi t’i përjetojmë. Me fjalë të tjera nuk ka sesi të rastisë ajo magji, e quajtur jetë”, është i bindur Aleksej Potebnja.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasilev
Foto: arkiv, Facebook /Aleksej Potebnja
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare bullgare (BNR) Milen Mitev nënshkruan një..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim..