Reforma gjyqësore është një parakusht i detyrueshëm për përparimin e Bullgarisë në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, tha para BNR-së Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova.
Problemi me Kryeprokurorin nuk mund të shtyhet, vuri në dukje Ministrja. Reforma e Komisionit kundër Korrupsionit do të jetë prioritet. Fuqitë e tij do të rriten edhe më shumë, por do të garantohet gjithashtu se nuk do të ketë abuzime me to. Qëllimi i dytë është ndryshimi i Ligjit të Gjyqësorit dhe i Kodit të Procedurës Penale që të apelohen refuzimet e Prokurorisë për zhvillimin e hetimeve. Detyra e tretë është zgjedhja e një inspektorati të ri gjyqësor. Shumica në pushtet kërkon ndryshime kushtetuese për punën e Prokurorisë, bëri të ditur Ministrja e re e Drejtësisë Jordanova.Ministria e Kulturës pret që deri në fund të vitit 2025, UNESCO të miratojë kandidaturën e Qendrës për Arkeologji Nënujore në Sozopoll për t'u bërë një qendër rajonale për arkeologjinë nënujore në rajonin e Detit të Zi. Qendra do të zhvendoset..
Pothuajse 36 000 të rinj, përfshirë 561 nga Bullgaria, do të jenë në gjendje të udhëtojnë falas në Evropë falë pjesëmarrjes së tyre në nismën DiscoverEU të Komisionit Evropian. Udhëtimi duhet të kryhet midis 1 korrikut 2025 dhe 30 shtatorit..
Të mërkurën në mëngjes, moti me diell do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit. Do të ketë vranësira më të konsiderueshme në rajonet veriore dhe jugore. Pasdite, retë do të dendësohen në shumë zona dhe reshjet do të bien në disa rajone. Do..
Të shtunën , dita do të fillojë me mot kryesisht me diell në Bullgarinë Lindore dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore. Në pjesën tjetër të vendit,..
Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për..
Një konferencë kushtuar përfitimeve të miratimit të euros nga vendi ynë do të mbahet sot, 30 maj, në Ruse, raporton BTA. Në forumin e biznesit të..