Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita me kopje të ikonave bullgare nga shekulli i XV-të deri në shekullin e XVIII-të prezantohet në Berlin

4
Foto: facebook/dobrina.art.1

55 ikona bullgare të pikturuara në stilin e shkollave të vjetra të zografëve paraqes Instituti Kulturor Bullgar në Berlin në prag të Festave të Krishtlindjeve. Autore e ekspozitës tematike është piktorja Dobrina Badallova, e cila krijon kopje ikonash duke respektuar rreptësisht kanunin ortodoks lindor. Në koleksion janë të përfshira edhe miniatura kishtare, disa imazhe origjinale dhe kopje të veprave kanonike të zografëve nga shekujt XV - XVI të cilët nuk janë të paraqitura deri tashti. Në ekspozitën udhëtuese autorja prezanton dhe vepra të shquara nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Një detaj interesant në punën e saj është se ajo jo vetëm që i përmbahet teknologjisë së shfrytëzuar nga zografët e vjetër, por imiton përkushtimin, asketizmin, vetminë e tyre shpirtërore.

Dobrinka Badallova

Dobrinka Badallova lindi në qytetin Gabrovo (Bullgari Qendrore). U diplomua në pikturim ikonash në Fakultetin Teologjik të Universitetit “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në qytetin Veliko Tërnovo. Si ikonografe është nxënëse e Prof. Ljuben Prashkov. Nga viti 1996 deri në vitin 2005 jetonte dhe punonte në Bratislavë. Në  vitin 2005 u kthye në atdhe dhe tani punon në Sofje.

Dobrinka Badallova ka 8 ekspozita me vete. Ikonat e saj ishin pjesë të ekspozitave kolektive në Bratislavë, Londër, Beograd, Vjenë, Budapest, dhe tani në Berlin.

Ekspozita me ikonat e piktores Dobrinka Badallova në kryeqytetin gjerman mund të shihen nga 16 dhjetori 2021 deri më 30 janar 2022, dhe hyrja është falas.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: facebook/dobrina.art.1



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë virtuale prezanton gjetjet nga nekropoli afër Trebenishtes

Ekspozita “Trebenishte. 105 vjet nga hapja e nekropolit, 1918 – 2023” mund të shihet virtualisht në faqen e Institutit Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë bullgare të shkencave në rubrikën “Ekspozita Digjitale”, njofton BTA. Sende nga 7 varre..

botuar më 24-05-09 8.10.PD

Festivali ndërkombëtar "Antistatik" josh publikun me "Më shumë se një kërcim"

Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit dhe Performancës Bashkëkohore "Antistatik", i cili hapet sot, 7 maj, në Sofje, do të mbahet nën moton "Më shumë se një kërcim". Programi edukativ i festivalit përfshin një sërë..

botuar më 24-05-07 8.20.PD

Galeria britanike The Wilson prezanton një koleksion pikturash të një emigranti bullgar

Galeria dhe Muzeu The Wilson në qytetin britanik Cheltenham shfaq një koleksion unik pikturash nga një emigrant bullgar i cili ka jetuar dhe punuar në ishullin britanik për shumë vite. Ekspozita përmban vepra të Amedeo Modigliani, Vanessa Bell, Pablo..

botuar më 24-04-28 8.05.PD