Presidenti Rumen Radev tha se Komisioni Evropian nuk e ka gjetur arsyen për rritjen e mprehtë të çmimit të energjisë elektrike në BE. Pas Këshillit Evropian, ai u tha gazetarëve se vlerësimet e paraqitura të tregut të energjisë nuk ndihmuan për të arritur në një përfundim të përgjithshëm se çfarë po i rrit çmimet.
“Për mendimin tim, raportet nuk janë në thellësinë e nevojshme, sepse thonë se nuk janë zbuluar spekulime”, tha presidenti. Ai theksoi se çmimet e qymyrit dhe lëndës bërthamore djegëse janë të njëjta dhe nuk dihet se nga vjen rritja e çmimeve ndërkombëtare. “Ne presim që kjo analizë të vazhdojë”, shtoi Radev.
Presidenti tha se çmimi i lartë i emetimeve të karbonit prej 90 euro për ton ndalon zhvillimin e energjisë dhe nevojitet një zgjidhje për këtë problem.
Sonte në oborrin e Bazilikës së Madhe shërbehet një meshë lutjeje, e më pas një koncert festiv kushtuar 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar. Kremtimet në Varna filluan në prag të ditës kur..
Në një takim në Akademinë Bullgare të Shkencave, kryetarja e Akademisë Evelina Sllavçeva dhe Komisionerja Evropiane për Bizneset e Reja, Kërkimin dhe Inovacionin Ekaterina Zaharieva diskutuan pjesëmarrjen e shkencëtarëve nga Akademia Bullgare e..
Disa ditë para Ditës Botërore të Talasemisë - 8 Majit, mjekët dhe familjet e të prekurve nga sëmundja diskutuan mundësitë për diagnostikimin dhe parandalimin e hershëm. Sipas statistikave shëndetësore, rreth 170 mijë bullgarë janë bartës të një..