Marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zhvillohen edhe ekonomikisht, pa e braktisur interesin tonë kombëtar. Këtë e deklaroi në një brifing gjatë vizitës së tij në Bruksel Kryeministri Kirill Petkov duke iu përgjigjur një pyetjeje për veton bullgare për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për aderimin e saj në BE. "Ne duhet ta forcojmë pozitën tonë me grupe pune në fusha të ndryshme, por ato nuk duhet të jenë një akt politik, tha Petkov. Kjo do të thotë të flasim për infrastrukturën, lidhjen hekurudhore mes Sofjes dhe Shkupit dhe anasjelltas. Është mirë të shohim se si biznesi bullgar realizon shitje në tregun maqedonas dhe anasjelltas dhe jo vetëm të flasim për historinë. Historia është shumë e rëndësishme, por kjo nuk mund të jetë tema e vetme”, tha Kryeministri. Petkov theksoi gjithashtu se është e rëndësishme për Bullgarinë që bullgarët në Maqedoninë Veriore të mos ndjehen të diskriminuar dhe të rrezikuar.
Në brifing, Petkov deklaroi gjithashtu se në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë do të bëhen ndryshime, të cilat i përkasin energjetikës.
Informacioni është i korrespondentes sonë në Bruksel Angelina Piskova.
Të premten, temperaturat minimale do të jenë midis 5 dhe 10°. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të përhapen re dhe në vende të caktuara, përsëri kryesisht në rajonet malore të Bullgarisë..
25% e punëtorëve janë pa kontratë pune, lufta kundër ekonomisë informale duhet të jetë një përparësi kryesore për shtetin. Këtë e deklaroi ministri i çështjeve sociale Borisllav Gucanov në Varna me rastin e Ditës së Punës, 1 Majit. Ministri e gjen të..
Rusia mbetet faktori kryesor destabilizues për sigurinë ndërkombëtare, thekson raporti i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake për vitin 2024, njoftoi BGNES. Në dokument theksohet, se mjedisi global i sigurisë karakterizohet nga militarizimi në rritje..
Për të nëntin vit radhazi, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve organizon fushatën “I numërojmë harabelat”. Ajo zhvillohet këtë të shtunë - 3 maj..