Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sliven ka të ngjarë të bëhet komuna e parë me elektrocentralin e vet

Foto: arkiv

Këshilli Bashkiak i qytetit Sliven miratoi propozimin për ndërtimin e një centrali fotovoltaik mbi një sipërfaqe prej 450 dynymësh tokë komunale. Toka do t’i jepet me qira një investitori privat nëpërmjet një ankandi. Kështu Sliven ka të ngjarë të bëhet bashkia e parë në vend me elektrocentral të vet. Ky hap po ndërmerret me qellim uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjen e varësisë nga tregu i energjisë elektrike. Rritja e çmimit në baza vjetore është nga një në tre milionë leva dhe pritet që në vitin 2022 të arrijë në katër milionë, njoftoi kryetari i Bashkisë së qytetit Sliven Stefan Radev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 prillin

Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..

botuar më 25-04-24 7.40.MD

Të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkojnë sërish ndëshkime më të rrepta për vrasësit e rrugës

Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..

botuar më 25-04-24 6.52.MD

19 për qind e bullgarëve mbështesin kabinetin

Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..

botuar më 25-04-24 6.14.MD