2001 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 80% e tyre nuk janë vaksinuar. 5.5% e 36 702 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Po të bëjmë një krahasim me ditën e hënë, atëherë të infektuarit ishin 3 për qind.
Numri i të sëmurëve është 95 827, numri i pacientëve të sapo pranuar është 630. 87% e tyre nuk janë të imunizuar. 4 452 pacientë u shtruan në spital. 506 të infektuar janë në njësitë e kujdesit intensiv.
157 persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur në 24 orët e fundit. 148 prej tyre nuk janë vaksinuar. Të martën e javës së kaluar, numri i të vdekurve ishte 152. 2025 pacientë u raportuan të shëruar gjatë harkut të shënuar kohor.
Të hënën janë dhënë 15 025 vaksina. 1 877 872 persona kanë përfunduar tërë imunizimin. Janë 226 043 persona me dozën e tretë.Një festë shumëngjyrëshe e Pashkëve nën sloganin "Le të këndojmë, le të kërcejmë në Pashkë, në shesh" do të zhvillohet sot në ambiente të hapura në qytetin Stara Zagora(Bullgaria Jugore). Për humorin e mirë do të kujdesen grupe të shumta..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të Bosilegradit. Fëmijët do të konkurrojnë në tre kategori - për vezën më të fortë, më të bukur dhe më..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë kryesisht në rajonin Rilla-Rodope dhe rreth malit Stara Pllanina. Temperaturat minimale do të..
Të Shtunën e Madhe është dita e fundit e Javës së Madhe që i paraprin Pashkëve. Në këtë ditë të krishterët përkujtojnë varrimin e Jezu Krishtit dhe..
Ngjallja e Krishtit në qytetin Veliko Tërnovo, Bullgari Veriore, do të mirëpritet në majë të Kalasë Carevec. Portat e kalasë do të hapen në orën 22:30..
Tradicionalisht, në prag të festave të Pashkëve, fëmijët nga shkolla "Mbreti Simeoni i Madh", në fshatin Ivanjane, rajoni i Sofjes, u organizuan një..