Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E ardhmja e një spitali të vogël – mes sipërmarrjes private dhe politikës së ndershme e të drejtë shtetërore

Foto: BNR-Stara Zagora

Sigurimi i trajtimit adekuat mjekësor për bullgarët që jetojnë jashtë qyteteve më të mëdha në vend ka qenë një sfidë e vërtetë në vitet e fundit. Pavarësisht se njerëzit gjithnjë e më shumë kanë nevojë për kujdes shëndetësor, më në veçanti në rajonet industriale, si për shembull rrethi i qytetit Stara Zagora, ku një pjesë e madhe e popullsisë është e zënë në Termocentralin “Marica-Iztok 2” dhe “Mini Marica-Iztok”, politika jolargpamëse çoi në falimentimin e një prej spitaleve më të mëdha, atij në Radnevo /Bullgaria Jugore/.Pavarësisht nga 3 milionë levat e paguara nga bashkia gjatë 4 vitet e kaluara, spitali ka grumbulluar më shumë se 1 milionë leva detyrime dhe ka falimentuar, godina dhe aparatura janë në një gjendje të mjerë, kurse njerëzit në qytet janë pa kujdes të specializuar mjekësor.

Në fund të vitit sikurse shihet dritë në tunel. Tashmë ka një investues, i cili pavarësisht nga situata e rëndë do që të investojë para dhe përvojë, që të mund ta kthejë drejt jetës këtë spital të vjetër bullgar. Mediat rajonale shpallën se pronari i ri i spitalit në qytetin Radnevo është Ibrjam Aliev, sipërmarrës nga qyteti Sliven. Një lajm edhe më i rëndësishëm është se ai planifikon që ta hapë spitalin gjatë periudhës shkurt-mars 2022 dhe përsëri të fillojë pranimi i pacientëve, fillimisht në repartin e brendshëm dhe të neurologjisë. Thotë se kjo veprimtari shpëtimtare është vonuar shumë. Të gjenden infermiere të reja, specialistë të rinj mjekësorë do të jetë gjë mjaft e vështirë - një pjesë e madhe  e mjekëve të cilët kanë ikur tanimë e kanë ndërruar vendbanimin e tyre në kërkimin e një pune të re. Në këtë situatë kaq të nderë Ibrjam Aliev mbështetet më tepër tek përvoja e tij e grumbulluar gjatë viteve në drejtimin e spitaleve më të mëdha, të cilat i pronëson në qytetet Sliven, Plovdiv dhe Jamboll.

Ibrjam Aliev

“Tashmë e përpunuam qendrën mjekësore dhe kemi tre-katër mjekë, ka pulmonologji, fizioterapi, laboratorin klinik e vumë në veprim - këto janë gjërat e fundit. Baza materialo-teknike e të gjitha e spitaleve bashkiake dhe shtetërore është e vjetërsuar dhe duhet të rinovohet. Erdhi koha që politikanët e tanishëm të mendojnë për hapjen e spitaleve të reja jo për shkak të dëshirës së ndonjërit dhe komisioneve që do të marrin, por për shkak të nevojave të njerëzve. Unë nuk i kam dhënë komision asnjërit dhe po hasem me shumë vështirësi dhe pengesa. Ne, investuesit bullgarë, nuk mund të përballemi me pengesat administrative, të cilat i hasim në vendin tonë, atëherë si të vijnë investitorë të huaj? Ky është problemi. Gjërat duhet të zgjidhen më shpejt tek ne, koha nuk pret.”

Keqkuptimet administrative që Ibrjam Aliev i has në punën e tij që prej vitesh janë të shumta. Ai nuk mund të kuptojë sesi me para nga taksat e njerëzve vite të tëra me radhë ndihmohen spitalet, poliklinikat, ose qendrat mjekësore, kurse në të njëjtën kohë një investitor privat në shëndetësi nuk e merr të njëjtën ndihmë. Është paradoks se ai, si taksapagues, po kështu investon para në ndihmë të spitalit shtetëror, i cili në fakt është një konkurrent i tij. Sipas fjalëve të tij, spitali në qytetin Radnevo është një shembull i fondeve të shpenzuara në mënyrë të paligjshme:

“Për shembull, këtu është paguar deri në fund që të ruhet arka e spitalit, në të cilën ka pasur 68 leva, por, për mbrojtjen e saj për 6 muaj janë harxhuar 2400 leva. Shpresa ime është se qeveria e re do të hapë një konkurs për projekte dhe ne do të mund të aplikojmë, që të mund të  rivendosim të paktën pjesërisht spitalin. Sepse bullgari meriton të jetojë më mirë, të marrë një shërbim më të mirë në spitale të reja dhe të meremetuara, të ketë banja më të mira, materiale higjienike dhe në përgjithësi kushte jetike në spitale.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD