Anketa e Radio Bullgarisë ndër auditorin tonë shumëgjuhësh tregoi se vepra e guximshme e bullgares Rajna Kasabova është e njohur edhe përtej kufirit.
Pyetjes "Cila është gruaja e parë në botë që mori pjesë në një fluturim luftarak?" i janë përgjigjur saktë lexuesit tanë në anglisht, gjermanisht, rusisht, serbisht dhe frëngjisht, sipas rezultateve të përmbledhura të dhjetë versioneve gjuhësore të sondazhit. Gjysma tjetër e audiencës së Radio Bullgarisë ka përmendur gabimisht emrat e aktores bullgare Mara Mijateva /1883-1926 / dhe Tota Venkova, e cila është doktoresha e parë bullgare e diplomuar /1855 - 1921 /.
Cila është Rajna Kasabova dhe çfarë dimë për të?
Rajna lindi më 1 korrik 1897 në qytetin malor Karllovo /Bullgari Qendrore Jugore/. Në moshën 15-vjeçare ajo mbaroi kursin për vullnetare dhe pa humbur kohë u bë vullnetare në spitalin e parë fushor mobil pranë qytetit të Edrenesë gjatë Luftës Ballkanike /1912-1913 /.
Më 30 tetor Rajna ishte pilote vëzhguese në bordin e avionit pa motor “Voazen”, i cili fluturoi nga aeroporti “Mustafa Pasha” (në qytetin e sotëm Svilengrad) dhe u drejtua mbi pozicionet e armikut në qytetin e Edrenesë. Fluturimi zgjati 43 minuta. Nga avioni, vajza 15-vjeçare bëri thirrje për t'i dhënë fund gjakderdhjes së pakuptimtë. Kjo e bën atë gruan e parë në botë që ka marrë pjesë në një fluturim luftarak. Rajna Kasabova vdiq në moshën 73 vjeçe në Sofje. Në vitin 2009, një akullnajë në Antarktidë u emërua pas saj.
Radio Bullgaria falënderon secilin pjesëmarrës në anketën tonë. Të nderuar miq, ju ftojmë t’i përgjigjeni edhe pyetjes sonë të re, që do të publikohet së shpejti në faqen tonë.
Shihni gjithashtu: “Një prej fluturimeve të para në botë është realizuar nga disa bullgarë”
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj në rubrikën “Shoqëri”, do t’ju sjellim intervistën me Doc. Spas Tashev për regjistrimin e fundit në Maqedoninë e Veriut, në të cilin Ata që u deklaruan si bullgarë janë më shumë se..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 4 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë intervistën e redaktores sonë muzikore Allbena Bezovska me Pllamena Mangovën - një nga..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Më 1 nëntor përveçse shënohet Dita e Iluministëve të Popullit në Bullgari, Kisha jonë Ortodokse nderon Shenjtorët Anargjirë Kozma e Damian, për të cilët do të dëgjoni pas lajmeve. Në..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj do t’ju përqendrojmë vëmendjen mbi një botimi të Euronews, që e rekomandon Bullgarinë..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “I pathyer” nga Dimitër Atanasov..