Të dhurojmë përkëdhelje, ngopje, ngrohtësi. Me këtë dëshirë Ivanka Dimova hyn në një betejë të pabarabartë me burokracinë, paragjykimet dhe indiferencën për të siguruar strehë për çdo qen rruge në një qytet të vogël. Pas një lufte dekada me radhë sot Veliki Presllav ka strehën e vet për kafshë endacake.
“Kujdesemi që të jetë e ngrohtë gjatë dimrit”, thotë Ivanka Dimova. Së bashku me vullnetarët tashmë shtruan kashtë në kafaze, por shqetësimi i saj më i madh është të gjejë batanije për të mbështjellë foshnjat. Ajo nuk e fsheh kënaqësinë se ish këndi zoologjik gjithnjë e më shumë fillon t’i ngjajë një strehe të vërtetë.
“Jemi në proces ndërtimi, ngadalë e përmirësojmë kushtet – shton Ivanka Dimova. – Kafazet janë me rrjete të reja teli, kemi shtëpi për çdo qen. Klinika ambulatore është gjithashtu pothuajse gati. Edhe pse me hapa të vogla po avancojmë.”
Për të përmirësuar kushtet në strehore dhe për të siguruar ushqim për qentë, Barbara Osman nga Shoqata Gjermane “Streunernothilfe Grenzenlos” i zgjat dorën asaj. Edhe Bashkia e qytetit u përfshi me 15 mijë leva për vit, të cilat shfrytëzohen për kontrollime mjekësore, kastrim, çipa. Në strehore akoma nuk ka staf, prandaj Ivanka Dimova mbështetet në vullnetarët entuziast për t’u kujdesur për kafshët.
Sidoqoftë çfarëdo përpjekje të bëjë, përderisa shteti nuk detyron pronarët e qenve të marrin përsipër përgjegjësinë për kujdesin, tufa e qenve endacakë nuk do të ndalë.
“Ka shumë qen foshnjë - i lëshojnë nga shtëpitë, disa janë me nënat e tyre, të tjerë janë vetëm – tregon Ivanka Dimova. – Vazhdimisht po mbledhim qentë për të cilët na informojnë dhe i shterpëzojmë. Vetëm vitin e kaluar i shterpëzuam 120 kafshë. Në qytet pothuajse nuk kishte qenë të pa kastruar dhe befas këtë pranverë u shfaqën nja 5-6 nëna dhe vazhdojnë t’i hedhin – shtatzënë, foshnja në thasë dhe kuti. Është një gjë e tmerrshme, po rrotullohemi në një rreth. Përderisa nuk do të ketë një ligj i fortë për kafshët shtëpiake, kështu do të jetë – ne do të mbledhim do të tredhim, ndërsa ata do t’i shumëzojnë pa shqetësuar për asgjë.”
Vetëm vitin e kaluar afro 90 qentë nga strehorja në Veliki Presllav u adoptuan jashtë shtetit, ndërsa më se 80 gjetën familje tek ne. Për të marrë njeriu kafshë në shtëpi, Ivanka Dimova këmbëngul që në kontratën e tij të regjistrohet se do të dërgojë informacion se si ndihet qeni në shtëpinë e tij të re. Një nga momentet e gëzueshme për mirëbërësen është kur adoptuesit i falënderojnë se qeni i tyre nuk ka frikë prej tyre.
“Ata që kanë birësuar nga strehore të tjera, thonë se kafshët e mia janë shumë sociale – thotë me krenari Ivanka Dimova. – Arrij t’i mësoj me praninë njerëzore me lojë. Në mëngjes më parë shkoj qeli më qeli për të parë nëse janë të shëndetshëm, nëse duhet të shkojmë te mjeku. Me vullnetarët i përkëdhelim, luajmë me ta, edhe nuk na lënë as të fshijmë. Nuk kam një qen i cili nuk është social. Kjo megjithëqë shumica e atyre të kapura në qytet, ishin të akuzuar se kafshojnë.”
A e konsideron veten hero duke parë çdo ditë të lumtur kafshët e shpëtuara nga vuajtjet?
“Nuk ka rëndësi nëse jam hero - përgjigjet Ivanka Dimova. - E rëndësishme është që të shkoj në shtrat me ndërgjegje të pastër. Gjatë viteve, kalova nëpër ferr, sepse përjetoj vuajtjet e çdo kafshe në ankth.”
Përpilues: Diana Cankova (sipas intervistës së rozalija Çerneva, BNR-Shumen)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Animal Hope Bulgaria-Veliki Preslav
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu..