Gjatë natës së 29 duke u gdhirë 30 nëntor reshjet do të vazhdojnë, vende-vende në Bullgarinë Veriperëndimore dhe Qendrore Veriore shiu do të kthehet në botë.
Ditën e enjte temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5 gradë, për Sofjen rreth 0 gradë. Gjatë ditës moti do të mbetet i vranët, në luginat me mjegull. Para dite në Bullgarinë Qendrore Jugore do të vazhdojë të bjerë shi, por deri në mbrëmje do të ndalet. Temperaturat ditore do të jenë pa rritje të ndjeshme, maksimalet do të lëvizen nga 2 deri në 7 gradë, në Sofje përafërsisht 4 gradë.
Mbi malet do të mbahet mot me vranësira dhe me mjegull me reshje shiu dhe bore. Do të fryjë deri në erë të fortë nga verilindje. Temperaturat maksimale në lartësi 1200 metra do të jenë 3 gradë, në 2000 metra afro minus 3.
Ditën e premte, ditën e fundit të vitit, reshjet do të ndalen mbi të gjithë vendin, ndërsa temperaturat ditore do të rriten ndjeshëm.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...