Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inspektori Kombëtar i Shëndetësisë parashikon një kulm të ri të pandemisë

Doc. Dr. Angell Kunçev
Foto: BGNES

Pas pushimeve do të na arrijë vala e Omikronit, e cila aktualisht po përfshin Evropën Perëndimore. Në datat 4-5 janar do të shohim një kulm të ri të pandemisë, parashikoi në bTV kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë, Doc. Angell Kunçev.

Omikron dyfishon rastet çdo 2-3 ditë. Lajmi i mirë është se më pak njerëz të infektuar hyjnë në spitale, por ato do të vazhdojnë të jenë të mbushura sepse infeksioni prek shumë njerëz, tha Kunçev. Ai theksoi se po hyjmë në kulmin e ri me një bazë fillestare jashtëzakonisht të lartë të të infektuarve aktivë.

Pavarësisht fushatës së vaksinimit, 15% e bullgarëve nuk do të vaksinohen dhe 45% ende hezitojnë. Së shpejti do të vendoset nëse vaksina përforcuese do të bëhet jo pas 6, por pas 3 muajsh. Afati për përgatitjen e "Jansen" do të jetë 2 muaj, sqaroi Doc. Kunçev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët preferojnë botën demokratike

Besimi në NATO (40,1%) dhe BE (59,5%) në Bullgari rritet përkatësisht me 8 dhe 5 për qind, krahasuar me vitin 2023, sipas një studimi të Gallup International Balkan mbi qëndrimet ndaj dy organizatave. Për BNR Përvan Simeonov, drejtor i agjencisë,..

botuar më 24-10-05 12.25.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës , vranësira në gjysmën perëndimore të vendit do të jetë e ndjeshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Në lindje do të ketë vranësira të shpërndara, në shumë zona deri në kthjellim. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 14° dhe..

botuar më 24-10-04 7.35.MD

Hiqet kërkesa që kamionët ndërkombëtarë të kthehen çdo dy muaj në bazën e transportuesit

Gjykata e Drejtësisë e BE-së anuloi një pjesë të legjislacionit evropian që kërkonte që kamionët për transport ndërkombëtar të ktheheshin çdo dy muaj në bazën e transportuesit. Me vendimin e tij, institucioni konfirmoi të gjitha tekstet e..

botuar më 24-10-04 4.22.MD