Kompensimet e propozuara nga qeveria për biznesin për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike nuk janë të mjaftueshëm dhe mund të çojnë në një rënie të mprehtë në ekonomisë, papunësi dhe tensione sociale. Kështu deklaruan në takimin me presidentin Rumen Radev përfaqësues të organizatave të punëdhënësve. Sipas tyre, tavani i propozuar i kompensimit prej 30 për qind të diferencës mes çmimit aktual të tregut të energjisë elektrike për muajin dhe çmimit të moratoriumit për familjet e bën masën joefektive. Për këtë arsye ata kërkojnë një kompensim prej 75 për qind.
Presidenti Radev bëri thirrje për “veprim të shpejtë dhe të përgjegjshëm për të neutralizuar pasojat e krizës me çmimin e burimeve energjetike, sepse energjia është themeli për zhvillimin e çdo ekonomie”. Sipas tij, kjo lidhet drejtpërdrejt me frenimin e inflacionit dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë në Rrafshinën e Danubit...
Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..