Organizatat e punëdhënësve kërkojnë një takim të menjëhershëm me kryeministrin Kirill Petkov për të sqaruar "situatën jashtëzakonisht të rrezikshme për ekonominë dhe paqen sociale" të shkaktuar nga çmimet e larta të energjisë elektrike dhe gazit.
Sipas biznesit, ekziston një kërcënim që kompanitë të ndalojnë së punuari dhe të humbasim vendet e punës për shkak të inflacionit dhe varfërisë.
"Ne kemi paralajmëruar jo një herë se masat e propozuara nga qeveria nuk funksionojnë në sfondin e situatës me çmimin e gazit natyror dhe energjisë elektrike në ekonomitë konkurruese të Bullgarisë," vunë në dukje punëdhënësit. Qeveria ka ndarë 225 milionë euro kompensim për kompanitë, por bizneset kanë paralajmëruar se kjo nuk mjafton dhe do të shkaktojë një rënie të mprehtë të ekonomisë.Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë kryesisht në rajonin Rilla-Rodope dhe rreth malit Stara Pllanina. Temperaturat minimale do të..
Patriarku Daniil kremtoi shërbesën hyjnore për të ashtuquajturën Ngjallje të Dytë të Krishtit në kishën e kryeqytetit "Shën e Diela" (“Sveta Nedelja”). Në liturgjinë festive u kënduan tekste nga Ungjilli në gjuhë të ndryshme, duke na kujtuar se..
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e Tij. Na ndihmoftë të bëjmë vepra të mira!" Me këto fjalë Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija..
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës..
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill..
Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën..