Ministri i Turizmit Hristo Prodanov dhe legjenda e futbollit bullgar Hristo Stoiçkov diskutuan bashkëpunimin e tyre të ardhshëm për promovimin e Bullgarisë si destinacion turistik. Stoiçkov ka pranuar të jetë një nga fytyrat e reklamave turistike bullgare në botë, vë në dukje Ministria.
Prodanov tha se do të ishte i lumtur që një njeri si Stoiçkov të bëhet një nga emblemat tona në fushën e turizmit, sepse personalitete të shquara dhe të dëshmuara si ai mund të kontribuojnë në imazhin pozitiv të vendit tonë.Platformat për rezervim të hoteleve dhe ekskursioneve në Bullgari raportojnë interes të lartë si ndaj resorteve tona tradicionale bregdetare dhe spa, ashtu edhe ndaj pushimeve në bujtinat në fshat. Në prag të sezonit aktiv veror, zgjedhja e bullgarëve..
Bullgaria tërheq rreth 50 mijë turistë të huaj mjekësorë çdo vit. Shumica e vizitave lidhen me stomatologjinë, e cila ofron cilësi të lartë dhe çmime 60-70% më të ulëta se ato në vendet e tjera evropiane. Këtë e njoftoi Arkadi Sharkov nga Shoqata..
Me një koncert-shfaqje të mbushur me muzikë dhe valle, kryeqyteti bregdetar i Bullgarisë - Varna, hap sezonin turistik veror 2025. Koncerti nën titullin "Varna - ku koha rrjedh ndryshe" do të mbahet në hyrje të Kopshtit të Detit duke filluar nga ora..
Bullgaria renditet në vendin e dytë në Bashkimin Evropian për cilësinë e ujërave për not për vitin 2024, sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për..
Resorti më i vjetër dimëror në vend – “Borovec” , do të hapë sezonin veror më 28 qershor, njofton BTA. Nga kjo datë do të funksionojë edhe teleferiku, i..